Mikullovci: Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri jonë, Leze, u mbyll…

Ikona e aktrimit, artistja Leze Qena, u nda nga jeta dje, në moshën 85 vjeçare.

Me mbi pesë dekada në skenë, me role të shquara në teatër, film e seriale, Lezja ishte inspirim për artistët, kolege e dashur për të tjerë dhe gjithmonë e adhuruar nga publiku.

Miqtë e kolegët zgjodhën mesazhe prekëse për të përshkruar dhembjen e tyre pas ikjes së artistes së madhe nga kjo jetë.

Regjisori Adem Mikullovci i cili ka luajtur në një numër të madh projektesh me Lezen, i pikëlluar nga kjo humbje e madhe, në profilin e tij në Facebook , shkroi:

ELIZABETË
Më shkove edhe ti..!
A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit, qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkoj i pari te Xhevati…
Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…
Ti ma kape veshin dhe më bërtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”…
Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabetë…
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…
Teatri i jonë Leze – u mbyll
. “/ ObserverKult