Mila Kunis: Ashton u sëmur për shkak të dietës së Steve Jobs

Aktorja e njohur, Mila Kunis kujtoi së fundmi sesi bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher përfundoi në spital ndërsa përgatitej për të luajtur Steve Jobs.

E ftuar në “Hot Ones”, Mila pranoi se Ashton nuk po tregonte historinë e plotë për frikën e tij nga pankreatiti, transmeton ‘lapsi.al’.

”Ai po e minimizon atë. Ai gjithashtu hëngri vetëm rrush në një moment. Është kaq budallallëk. Ne përfunduam në spital, dy herë, me pankreatit. Pra, kontrolloni faktet, në vitin 2013, Ashton luajti si themeluesi i Apple në filmin “Jobs”, u shpreh aktorja.

Gjithashtu ajo tregoi se mbajtja e dietës së rreptë të frutave të Steve i shkaktoi aktorit dhimbje ekstreme të shpinës.

——————————————————

LEXO EDHE: STEVE JOBS NGA SHTRATI I VDEKJES: PASURINË S’MUND TA MARR ME VETE, KUJTIMET E DASHURISË PO!

“…Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time. Kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet. Dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.


Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë.

Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.
Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.

Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.
Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU