Milladinov: Pse, o pse t’dashuroj?

kant lumtur

Poezi nga Konstantin Milladinov

Pse, o pse t’dashuroj?
Veten unë pse ta humbas?
Rreth m’rreth rini e zjarrtë,
Prej dash’ris kërkon flashë,
Por akull s’ka e zjarr shumë,
e në dhembje shpirtin ngas.

Pse, o pse unë t’dashuroj?
Veten unë pse ta humbas?
Rini e zjarr, zjarrtas djegë.
Dhe po si lulen po më vyshk.
T’kish pak hije të flladitem
N’vend t’hijes, n’prush zharitem.

Pse, o pse unë të dashuroj?
Veten unë pse ta humbas?
Rinia n’zemër po më djegë,
Për shërim shpresë s’më lë,
Eja rini më forco
Pas këtij zjarri hi më lë.

* Titulli i origjinalit: “Meditime”

Përktheu: Teki Dervishi

Konstantin Milladinov

ObserverKult

==============

Lexo edhe:

BUJAR GJOKA: GJUHA ËSHTË SHPIRTI I KOMBIT, SHQIPJA RREZIKOHET NGA AGRESIONI I GJUHËVE TË TJERA