“…Fillova të kuptoja se s’kishte asnjë mundësi të korrigjoja pozitën time, që ndodhej në duart e instancës më të lartë të fateve njerëzore; kuptova se ky imazh, (sadopak i ngjashëm) ishte pambarimisht më real se unë vetë; se kjo nuk ishte kurrsesi hija ime, por isha unë vetë hija e këtij imazhi, se kurrsesi s’mund t’ia hidhja atij fajin që nuk më ngjante dhe se isha unë fajtori për këtë mosngjashmëri, pra peshën e kryqit duhej ta mbaja unë dhe s’e shkarkoja dot mbi asnjë tjetër. Isha i dënuar ta mbartja.
E megjithatë, nuk doja të dorëzohesha. Kërkoja vërtet të mbartja mosngjashmërinë time: doja të vazhdoja të isha ai që kishin vendosur që unë nuk isha…”
ObserverKult
Lexo edhe:
MILAN KUNDERA: TË GJITHË KEMI NEVOJË QË DIKUSH TË NA SHOHË…
Nga Milan Kundera
“Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet.
Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut.
Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave. Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten.
Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult