Milan Kundera: Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë…

milan kundera
Milan Kundera

Nga Milan Kundera

“Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet.

Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut.

Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave. Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten.

Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë.

Dhe në fund, është kategoria e katërt, më e rralla, kategoria e njerëzve që jetojnë në sytë imagjinarë të atyre që nuk janë të pranishëm. Këta janë ëndërrimtarët”.

*Titulli i origjinalit: “Sytë që na shohin”

ObserverKult


milan kundera
Milan Kundera

Lexo edhe:

PËR KONTRIBUTIN E JASHTËZAKONSHËM NË KULTURËN BOTËRORE, MILAN KUNDERA FITON ÇMIMIN “FRANZ KAFKA”

Milan Kundera, shkrimtarit që iu ridha shtetësia çeke vitin e kaluar, pasi kishte kaluar më shumë se 40 vjet në mërgim, ka fituar një nga çmimet letrare më prestigjioze në Republikën Çeke, çmimin “Franz Kafka”, sipas “The Guardian”.

Çmimi 10,000-dollarësh, organizuar nga shoqata ‘Franz Kafka’ dhe qyteti i Pragës, zgjidhet nga një juri ndërkombëtare.

Kreu i shoqërisë “Franz Kafka”, Vladimír Železný, tha se Kundera, fitoi për “kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën çeke” dhe për “reagimin e padepërtueshëm” në kulturën evropiane dhe atë botërore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult