Mimoza Ahmeti: Më paska marrë malli të plevitosem për ndonjë mashkull!

Letër mamkës, poezi nga Mimoza Ahmeti: Mamka,mos ta lexoj këtë letër tjetërkush veç teje,jo se sekrete, por ende nuk jam e fortë plotësishtpër t’i mundur këto që po të them:

Nga Mimoza Ahmeti

Hollshëm
Jam në aeroport. Përballë kam reklamën e Michael Kors. T’ju them të drejtën kam vite që nuk ndjek dot modën. As i di emrat e firmave. Është dimër dhe jam veshur trashë. Vazhdoj ta shikoj reklamën.
Një grua e re e veshur hollshëm, me një peliçe sipër.
Prapë e shikoj. E shikoj. E shikoj…
Më paska marrë malli të plevitosem për ndonjë mashkull!

ObserverKult

Kliko edhe:

MIMOZA AHMETI: QË TI JE NJË GOMAR, KJO ËSHTË DIÇKA QË DUKET

PASI U DËNUA, REAGON POETJA MIMOZA AHMETI

Lexo edhe:

MIMOZA AHMETI: BURRAT JANË LULE

mimoza ahmeti

Burrat janë lule
Të bëjnë të fluturosh pa kuptim
Dhe sa më pakuptim aq më tërheqës ai fluturim drejt tyre
Pasioni është formë pa asnjë grimë përmbajtjeje! Ai të ngjall për të të lënë të jetosh. Po e more me vete, ai të vdes.

Fillon te pakuptimi si nevojë e
domosdosë
së mbetjes gjallë.
Që zakonisht ka nje arome therëse tërfili
kur ndodh e pabesueshmja, vetëm atëhere ka ndodhur dicka…
Në krahët e një burri shkëputet ngjarja nga ngjarja,
ndërsa në kraharor të gruas është vazhdimi pa ndërprerje…ajo nuk ndahet nga vetja e foshnjes…

Ka disa burra që e tërheqin unin
në pakuptime të thella, aq të thella…sa dhe dërmuese…
Dhe gratë bien në dashuri me ta, për të dalë
sa më shpejt, si nga zjarri i akullit
në një oaz uji, ne Oqeanin e ngrirë të Veriut.

Gratë dalin nga oazi të freskëta. Ata janë ende aty, të eksituar. Dhe në aktin fertil të pambyllur
u dalin tope çeliku, nerva hapashesh dhe pështyma plumbash…
Ata nuk dinë asgjë çu ndodh, shkojnë drejt asgjësimit me guxim, duke shkëmbyer vdekjet me vdekje… si të ishin jetë.
Burri është një dallim pa kufi, i tëri phsike i determinuar Krenarie. Dëngle!
Sepse vetëm kur humbin njeri tjetrin burrat qetësohen
ashtu të shtrirë, lugetër të dhimbshëm, me plagë të ngrohta trupit,
larush si shpirti, në grahma për pak dashuri a një puthje…

Pasi kanë ikur gratë… Gratë, oh! Ka kohe që u kane ikur.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult