Mimoza Ahmeti: Shumë burgje i krijuam vetes

poema e kafesë nga mimoza ahmeti observerkult

Shumë burgje i krijuam vetes,
shumë dënime,
shumë shkelje të rënda,
arrati…
Oh, për të rrallat, të rrallat
dashuri!
Thelbi i tyre mbetet mister,
kujtimi-eter.
Është sikur të kërkosh nëpër ëndrra, nëpër
ëndrra,
se jeta qe zhgënjimi më i tmerrshëm.

Shpëtimi endej nëpër iluzione,
shpëtimi endej
nëpër iluzione…

*Titulli i origjinalit: “Shpëtimi endej…”

ObserverKult

MIMOZA AHMETI: MAMA DHE BIJTË…