Minella Borova, aktori që kurrë nuk harrohet

Minella Borova lindi në qytetin e Korçës më 22 shkurt 1947. Në qytetin e tij të lindjes ndoqi arsimin bazë dhe atë të mesëm. Ndërsa do të përfundonte studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.

Menjëherë pas diplomimit të tij në specialitetin aktor, ai emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit A.Z.Cajupi për 10 vjet. Dhe më vonë do të kthehej sërish në Akademinë e Arteve. Por këtë herë për të dhënë mësim si pedagog i “Mjeshtrisë së Aktorit”.

Aktori ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka qenë pjesë e skenës dhe e kinematografisë duke u shquar për talentin e tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme interpretative. Profili i tij si aktor lirik dhe romantik e bënë atë që të spikaste në fushën e aktrimit.
Ku gjatë karrierës së tij do të vlerësohej disa herë si aktori më i mirë i festivaleve të ndryshme.

Dhe atë si në teatër ashtu edhe në kinema.

ObserverKult

LEXO EDHE: HISTORIA E PANJOHUR E ‘FILLËROJTËSIT DEDË’: FAMILJA THIRRI NË DASMË AKTORIN RIKARD LJARJA- PARANDJENJA E TRISHTË E ASAJ QË NDODHI DHE…

Në teatër aktori numëron mbi 50 personazhe të interpretuara. Kurse në kinema rreth 20 role.

Disa nga më të suksesshmit janë në produksionet: “Montatorja”, 1970, “Mëngjese lufte”, 1971, “Rrugë të bardha” 1974, “Udhëtim në pranverë” 1975. “Pylli i lirisë” dhe “Përballimi” më 1976, “Shoku ynë Tili” 1981, “Rrethimi i vogël” 1986, “Botë e padukshme” 1989.

LEXO EDHE: NDRENIKA REAGON PAS LETRËS EMOCIONUESE TË ZHUSTIT, AKTORI TREGON SI E PËRJETOI DEDIKIMIN

Në fillim të viteve ’90, Minella Borova emigroi në Argjentinë, vend ku do të vazhdonte të ushtronte profesionin e aktorit dhe të merrte pjesë në festivale ndërkombëtare. Në Buenos Aires të Argjentinës ai do të jetonte deri më 30 qershor 2013. Kohë ku edhe u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje. 

ObserverKult