Ministri Çeku publikon fotografi me shtëpitë dhe kullat e restauruara gjatë vitit 2023

Përgjatë krejt vitit 2023, edhe pse ka pasur disa tentime nga njerëz të papërgjegjshëm që të djegin e rrënojnë objektet e mbrojtura kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk është ndalur duke punuar për të restauruar dhe ruajtur shumë objekte historike në krejt Kosovën.

Nëpërmjet një postimi, gjegjegjësisht disa fotografive të cilat i ka postuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku në rrjetet sociale ka treguar se sa punë e mirë është bërë për disa nga shtëpitë dhe kullat tradicionale që janë restauruar.

“Disa nga shtëpitë dhe kullat tradicionale që janë restauruar sivjet. Për trashëgiminë tonë kulturore “, ka shkruar Çeku në postimin e tij.

Përmes këtyre fotografive shihet një punë e mrekullueshme që është bërë për këto objekte.

ObserverKult


Lexo edhe:

CAN YÜCEL: JETA ZGJAT AQ SA KE DASHURUAR

Poezi nga Can Yücel

Ti peshon aq sa të tërheq toka.
Je i lehtë aq sa i rreh krahët,
i gjallë për aq sa të rreh zemra,
i ri aq sa të shohin sytë larg,
je i mirë aq sa i do të tjerët
dhe i keq aq sa i urren ata.
S’ka rëndësi ç’ngjyrë kanë sytë e tu,
ata janë në ngjyrën që e shohin të gjithë.

Mos i merr për fitore gjërat që jetove.
Je pranë fundit për aq sa ke përjetuar.

Sado që të rrosh,
jeta zgjat aq sa ke dashuruar.
Je i lumtur aq sa mund të qeshësh.
Mos u ngrys, dije mirë se do qeshësh aq sa ke qarë.
Kurrë mos mendo se gjithçka mbaroi,
do të të duan aq sa i ke dashur.
Rëndësia që të dha natyra është në lindjen e diellit.
Je njeri aq sa i çmon ata që ke përballë.

Nëse një ditë do të gënjesh,
lëre tjetrin të të bindet për aq sa të beson.
Malli për të dashurën banon në dritën e hënës.
Je pranë të dashurës sate, aq sa përmallohesh për të….
Mos harro: je i lagur aq sa ka rënë shi
e i nxehtë për aq sa dielli denjon të të ngrohë.
Je aq vetëm sa ndjehesh i vetmuar,
i fortë aq sa ndjehesh i pathyeshëm,
je i hijshëm për aq sa ndjehesh i atillë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult