Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim profesorin dhe dirigjentin Baki Jashari i cili po e përfundon mandatin e tij si drejtor i Filarmonisë së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për angazhimin që ka pasur Jashari përgjatë këtyre viteve. Me këtë rast ministri Çeku e falenderoi Jasharin për kontributin e tij jetësor në skenën e muzikës klasike dhe atë 18-vjeçar në forcimin e institucionit të Filarmonisë.
Ndryshe deri në shpalljen e konkursit të rregullt si ushtrues detyre i drejtorit të Filarmonisë është zgjedhur zyrtari i brendshëm i këtij institucioni, Dardan Selimaj, i cili ishte gjithashtu në këtë takim i cili u organizua në zyren e ministrit Çeku.
ObserverKult
Lexo edhe:
FILARMONIA E KOSOVËS KONCERTIN E RADHËS E MBAN MË 27 PRILL NË PRISHTINË
Në kuadër të programit ‘Filarmonia në lëvizje’, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me datë 6 prill mbajti koncert në Gjakovë.
Në hapje të këtij koncerti publiku pati mundësinë të dëgjojë uverturën e operës ‘Cosi fan tutte’ nga W.A.Mozart për të vazhduar me ‘Odelette’ për flaut dhe orkestër nga C. Saint-Saëns me soliste Zanë Abazin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FILARMONIA E KOSOVËS ME KONCERT MADHËSHTOR ME RASTIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë kanë nisur përgatitjet për koncertin madhështor i cili do të mbahet më 17 shkurt me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kështu është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në rrjetet sociale.
Ndërsa në këtë mbrëmje përveç veprave nga R. Strauss, W. Kilar, K. Aliçkaj, V. Beqiri dhe L.V. Beethoven do të interpretohet edhe premiera e “Exodus” nga Mendi Mengjiqi. Kjo dedikuar 25-vjetorit të eksodit të mbi 1 milion kosovarëve nga forcat serbe.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult