Ministri Hajrulla Çeku flet për Festivalin e Këngës: Po organizojmë një ngjarje të madhe

Për Festivalin e Këngës që po organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës ka shkruar së fundi edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku, i cili paralajmëron se për pak ditë në Kosovë po organizohet një ngjarje e madhe kulturore.

“Pak ditë na ndajnë nga Festivali i Këngës, një ngjarje tjetër e madhe që po e organizojmë në Kosovë. 18 artistë të rinj e me karrierë do të garojnë për çmimin e parë e në të ardhmen edhe për të përfaqësuar Kosovën në Eurosong”, shkruan në rrjetin social Facebook ministri Çeku.

Festivali do të mbahet në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa për përgatitje ministri i Kulturës e falënderon Komunën e Prishtinës.

“Falënderojmë Komunën e Prishtinës për kontributin e tyre në rregullimin e sallës për nevoja të festivalit”, shkruan ai.

Kujtojmë se tri netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023. Konkursi ka qenë i hapur deri më 9 shtator, ndërsa kanë aplikuar dhjetëra artistë e autorë me këngët e tyre. Juria ka bërë përzgjedhjen prej 18 këngëve garuese, të cilat vlerësohen për diversitetin e zhanreve të ndryshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

PASUROHET LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË KOSOVË, MINISTRI ÇEKU TREGON SE CILAT ASETE JANË NË MBROJTJE TË PËRKOHSHME

Lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme së fundmi është pasuruar me 23 asete të reja. E këto asete të reja shënojnë rrugëtimin historik dhe kulturor të vendit. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Më tej, ministri Çeku ka treguar se cilat nga monumentet i janë shtuar listës së Trashëgimisë kulturore…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU