Ministri Hajrulla Çeku viziton objektet fetare që u restauruan

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit. Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këto objekte fetare me rëndësi kulturore e historike tashmë të përfunduara i ka vizituar nga afër së fundmi edhe i pari i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me Kryeimamin e Kosovës, Vedat ef.Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja institucionet.

Ndryshe, MKRS-ja po e vazhdon me shumë përkushtim punën për restaurimin e objekteve kulturore në vend./ObserverKult

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/videos/878753430121558/


Lexo edhe:

U DOGJ MUAJ MË PARË, NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT TË MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË

Në muajin gusht të këtij viti është djegur objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pra ka pasur fatin e njëjtë sikurse shumë objekte kulturore që janë dëmtuar së fundmi në vend.

Por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e këtij objekti dhe se ky objekt do t’i kthehet komunitetit shumë shpejt.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Po përgatitem për preç zogaj

PREÇ ZOGAJ: PO PËRGATITEM PËR PUTHJEN TËNDE

Poezi nga Preç Zogaj               

“Sa udhë për të ardhur gjer te një puthje”
                                                                             Neruda

Një valë e nxehtë flladesh vjen nga deti,
kjo verë i zgjat dhe i shkurton ditët krejt pa rregull.
Dy herë ndaloi në dritaren time
një fytyrë e zbehtë, e harruar… Kupidi!
Çudi bëri me mua dhe u zhduk.
Do të kthehet prapë, ma ndien shpirti.
I dergjuri i madh
nuk ia paska humbur
fuqinë zgjimit

ObserverKult