Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot priti në zyrën e tij ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim u diskutua për punët aktuale në MKRS dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve, po ashtu për planifikimin e iniciativave të përbashkëta mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.
Ambasadori Hargreaves e falënderoi Çekun për pritjen ndërsa shprehu gatishmërinë për të punuar në projekte konkrete mes dy vendeve në fushat e përbashkëta të interesit.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI DHE HAJRULLA ÇEKU VIZITOJNË KOMPOZITORIN, AKIL KOCI: “KËNAQËSI T’I DËGJOSH KUJTIMET E TIJ…”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së fundmi kanë qenë në konakun e kompozitorit të njohur shqiptar, Akil Koci.
Çeku përmes një postimi dhe disa fotografive në Facebook tha se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë.
“Sokoli e Mirusha, Kënga e Rexhës, Zambaku i Prizrenit janë vetëm disa nga krijimet e shumta të kompozitorit të madh shqiptar Akil Koci. Bashkë me Kryeministrin Kurti ishim te familja Koci”, ka njoftuar Çeku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HAJRULLA ÇEKU TAKOHET ME QEMAL MINXHOZIN, E FALËNDERON PËR BASHKËPUNIMIN
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim dhe ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin për bashkëpunimin dhe po ashtu angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve të të dyja vendeve.
Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik të Ambasador Minxhozit në takimin që patën të dy palët u bisedua për shumë marrëveshje e bashkëpunime për kulturën në mes dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult