Ministria e Kulturës e Kosovës ndau Çmimet Vjetore për Teatër- këta janë fituesit

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë e mori Adrian Morina për dy role në shfaqjet “1984” dhe “Fausti”.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu nda “Qendrës Multimedia”.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin: Kushtrim Koliqi, Ag Apolloni, Ilir Bokshi, Doruntina Basha dhe Ernest Malazogu.

Çeku në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se MKRS-ja dhe Qeveria u është falënderues të gjithë atyre që përbëjnë komunitetin teatror.

“Nga ata të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët/et në skenë, skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra profesionale e deri te pjesa që i shohim më pak, por që janë shumë të rëndësishëm. Pra, ata që qëndrojnë prapa skenave të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit”, ka thënë ministri Çeku.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit. Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


MKRS: NDAHEN ÇMIMET “KATARINA JOSIPI”, KËTA JANË FITUESIT

I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku ka ndarë tre çmime për fituesit e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi, në ceremoninë e organizuar së fundmi.

Artistët fitues u vlerësuan për krijimtarinë e tyre dramaturgjike për vitin 2023.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult