Ministria e Kulturës organizon punëtori për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore

Në kuadër të programit për reformën ligjore dhe institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media derisa ka theksuar se ky koncept-dokument, i hap rrugë identifikimit të gjendjes dhe avancimit të politikave shtetërore për trajtimin e kësaj fushe.

“Në këtë fazë, grupi punues është duke diskutuar për sfidat me të cilat përballet kjo fushë, me qëllim të identifikimit të problemit dhe parimet udhëheqëse për hartimin e këtij Koncept Dokumenti”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Grupi punues është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve qendrore duke përfshirë Zyrën e Kryeministrit (ZKM), Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), përfaqësues nga institucionet lokale, ekspertë nga fusha e trashëgimisë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare si UNDP-ja, UN-Habitat dhe OSBE-ja.

Ndryshe, me hartimin dhe miratimin e Koncept Dokumentit për trashëgimi kulturore, do të mundësohet avancimi i politikave programore për ruajten e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Kjo në përputhje me standardet, praktikat dhe parimet bashkëkohore evropiane dhe ndërkombëtare./ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS MBËSHTET FESTIVALIN E TEATROVE NË FERIZAJ

Festivali i Teatrove në Ferizaj, për edicionin e 50-të të tij, organizuar nga OJQ “SWOK Kosova” është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në thirrjen publike për përkrahjen e projekteve kulturore artistike të vitit 2020, në vlerë prej 8,000 euro.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ROBERT BURNS: SA E BUKUR JE, O DASHURIA IME…

Sa e bukur je, poezi nga Burns

Ah!…. me trëndafil të tërkuq më ngjason dashuria
tek papritur, qershoresh, lulon
ah!… më ngjason me melodi dashuria
q’ëmbëlsisht, nazeplot, ninullon.

Dhe sa e bukur je, o dashuria ime,
po kaq më është e thellë, dashuria për ty…
do të dashuroj, o zemër e zemrës sime,
deri sa të shterrojë edhe i fundmi gji.

Deri sa të shterrojnë, gjithë gjiret, ylli im
sa të shkrijë, dielli, çdo shkëmb:
do të të dua – ta them – pëllumbthi im
Vetëm ty do të dua dhe kjo nuk më tremb!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult