Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli.
Drejtoresha Basholli, në këtë takim njoftues uroi që punën e mirë që e ka bërë në Komunën e Prishtinës si drejtoreshë për Kulturë në qeverisjen e kaluar lokale, ta vazhdojë edhe në Ministrinë, të cilën tash e drejton.
Në takim u diskutua në veçanti për Bienalen Manifesta, e cila, siç u shpreh ministrja Dumoshi, i bën nder Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022. Ajo po ashtu shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë për bashkëpunim sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore, që pritet të ndodhë në Prishtinë. Po ashtu biseduan edhe n ë lidhje me trashëgiminë kulturore, për objektet e rëndësisë së veçantë për kryeqytetin.
Ministrja Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë, e edhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale, e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.
Ministrja Dumoshi dhe drejtoresha Basholli u dakorduan edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi.