Ministrja e Kulturës: Godina e Teatrit Kombëtar është e pamundur të ngrihet siç ishte

Në emisionin “60 minuta” në RTV SCAN, e ftuar për të folur për gjendjen e artit dhe kulturës në Shqipëri, para dhe pas trazirave për Teatrin e Ri Kombëtar, ishte Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Sa i përket rindërtimit të godinës së shembur të Teatrit Kombëtar, Ministrja Margariti është shprehur se në rrafshin praktik është e pamundur që të ndërtohet projekti i vjetër në një terren të ri, por e mundur është marrja e elementëve më origjinal të godinës së vjetër dhe integrimi i tyre në një hapësirë tjetër në kryeqytet, që kryesisht i shërben fëmijëve dhe edukimit të brezave të rinj.

Më poshtë Margariti ka shtuar se në hapësirat ku po kryhet rindërtimi për tërmetin, janë parashikuar hapësira specifike për fëmijët.