E pathëna fjalë (Teksti dhe kënga)
Kur largohesh
Në çdo mëngjes janë disa fjalë.
Pëshpëritja
Do të më presësh..?…Ciao.
E di që më ke
Me vete ti gjithmonë,
E të paktat fjalë më mjaftojnë.
Kur lëndohesh,
Në çdo shikim ka një “më fal”.
Herë s’kuptohesh,
Çfarë të bënë të kthehesh prapë.
Ti më tjetërson,
Ti më kthen fëmijë,
Më mjaftojnë të paktat fjalë që thua ti.
Do ekzistoj
Sa bota vetë dhe Unë e ti.
Do ekzistoj
Sa e pafund kjo histori.
Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dy
E pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.
Do ekzistoj
Sa bota vetë e Unë e ti…
Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim Jo
Domethënien e të fundit “lamtumirë”.
Kur mungohesh
E me tremb mos je diku
Dhe vetmia
Gjen nje shteg e vjen prapë këtu.
Imazhi yt pa fjalë
E di që më mendon
Edhe heshtja kaq e gjatë më mjafton.
Do ekzistoj
Sa bota vetë dhe Unë e ti.
Do ekzistoj
Sa e pafund kjo histori.
Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dy
E pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.
Do ekzistoj
Sa bota vetë e Unë e ti…
Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim Jo
Domethënien e të fundit “lamtumirë”.
ObserverKult
Kliko edhe:
FJALËT E FUNDIT TË ADELINËS: NUK MË NDIHMUAN, DO MË GJEJNË NË VARR