Mira Murati, shqiptaro-amerikania që solli një revolucion në teknologjinë e inteligjencës artificiale!

Shqiptaro-amerikania Mira Murati është kthyer në personazhin më të njohur në fushën e teknologjisë kohëve të fundit pasi ka krijuar ChatGPT, e cila është një pajisje e inteligjencës artificiale (AI).  

Kjo pajisje është e aftë të gjenerojë tekst të ngjashëm me njeriun bazuar në input-in që i jepet.

Këtë teknologji e prezantoi laboratori kërkimor “OpenAI” si prototipin e parë të pajisjes së inteligjencës artificiale (AI) me interes publik. Pjesë e këtij revolucioni teknologjik është edhe Mira Murati, inxhiniere shqiptare.

Murati jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është 35 vjeçe dhe ka lindur në San Francisko të SHBA-së. U diplomua në Shkollën e Inxhinierisë Thayer të Dartmouth me Bachelor në Inxhinieri.

Ka punuar në Strategjinë Hardware të OpenAI dhe ekipin kërkimor të Mësimit të Përforcimit. Ndërsa kohë më parë mbikëqyri ekipet e produkteve dhe inxhinierisë së Leap Motion.

Gjithashtu udhëhoqi projektimin, zhvillimin dhe lansimin e produkteve të automobilave të Tesla Motors, duke përfshirë Modelin X, si dhe sipërmarrjet revolucionare të hapësirës ajrore.

Në vitin 2018 ajo iu bashkua “OpenAI” dhe aktualisht shërben si CTO, drejtoreshë e teknologjisë.

Ndërkohë që po vë në rrezik motorin më të njohur të kërkimit në botë me krijimin e saj.

Pak vite pasi iu bashkua ekipit të “OpenAl”, Mira shpalosi idetë e saj edhe krijuan ChatGPT, që ka një avantazh siç është aftësia për të prodhuar përgjigje në kohë reale në varësi të input-it të përdoruesit.

ChatGPT mund të kuptojë dhe t’i përgjigjet një game të gjerë pyetjesh dhe vërejtjesh, duke lejuar një diskutim më të natyrshëm dhe të rrjedhshëm.

Teknologjia revolucionare, e lansuar në nëntor të vitit 2022, shumë shpejt u kthye në mjetin e preferuar të internetit pasi mund t’u përgjigjet pyetjeve komplekse në bisedë.

Megjithatë, ashtu si çdo monedhë ka dy anë, ka edhe shumë gjëra të rrezikshme që ChatGPT mund të bëjë dhe ekspertët janë gjithnjë e më të shqetësuar për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Nga kërcënimet e sigurisë kibernetike deri te frika se mund të nxjerrë jashtë loje shumë programe, shumë njerëz janë skeptikë për implikimet e mundshme të saj.

Së fundmi Mira, CTO në OpenAI, kompania që zhvilloi ChatGPT dhe Dall-E, shprehu shqetësimet e saj për chatbot në një intervistë me revistën ‘Time’.

Mira ka frikë se ai mund të keqpërdoret. Sipas saj nuk është vonë që akterë të ndryshëm të përfshihen dhe mund të nevojiten disa rregullore.

Kur u pyet nëse organizata si OpenAI ose qeveritë duhet të jenë përgjegjëse për rregullimin e mjetit, ajo tha:

“Është e rëndësishme që OpenAI dhe kompanitë si e jona ta sjellin këtë në ndërgjegjen e publikut në një mënyrë të kontrolluar dhe të përgjegjshme.”

Muratit iu kërkua të shfaqej në “The Daily Show” të Trevor Noah, një nga programet më të famshme televizive amerikane, ku diskutoi sistemin DALL-E 2. Kjo teknikë përdor një përshkrim ose gjuhë specifike për të gjeneruar fotografi.

Mira Murati ka bërë një sensacion me krijimet e saj duke sjellë revolucion në teknologji./dritare.net

ObserverKult


emin azemi teknologjia

Lexo edhe:

TEKNOLOGJIA PËR BLUARJEN E SHPREHISË SË LEXIMIT

Mjafton të bësh një test fluturimthi dhe do të bindesh se gati në çdo familje shqiptare – programi i telenovelave turke ka dëbuar nga vëmendja leximin dhe nëse provon të bëhesh avokat i librit, në fund përfundon si një prokuror urryer i “kohës së lirë të njerëzve”.

Te ne, “kohë e lirë” llogaritet qëndrimi si debil disa orë para televizorit

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult