Pas një pune të gjatë që ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, shumë konsultimeve dhe ekspertizave vendore e ndërkombëtare, ka njoftuar se këtë të enjte Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
Ndryshimet që sjell ky ligj do të kontribuojnë në një funksionim më të mirë të drejtës së autorit.
“Do të sigurojnë nivel të lartë mbrojtjeje për mbajtësit e të drejtave të autorit. Do të lehtësohet shfrytëzimi i veprave të mbrojtura nga përdoruesit me kompensim adekuat”, bëhet me dije përmes një njoftimi të Ministrisë së Kulturës në Facebook.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga ndryshimet e Ligjit të ri:
-Sigurim të nivelit të lartë i mbrojtjes së të drejtave të autorit nga fusha letrare, shkencore dhe artistike;
-Rregullim të statusit të Task Forcës kundër Piraterisë e cila përbëhet nga Inspektorati i Tregut, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial;
-Ofrim të mundësive për zgjidhjen e kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi;
-Harmonizim me direktivat e BE-së të cilat trajtojnë të drejtën e autorit;
-Përmirësim i funksionimit të së drejtës së autorit në tregun digjital, në platformat online dhe kabllorët televiziv.
ObserverKult
Lexo edhe:
MIJËRA SHKRIMTARË PO KËRKOJNË NGA KOMPANITË E AI TË RESPEKTOJNË TË DREJTAT E AUTORIT
Mijëra shkrimtarë u kanë kërkuar kompanive të AI që të kërkojnë leje përpara se të përfshijnë vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit në teknologjitë e tyre.
Letra drejtuar OpenAI, Meta, Microsoft dhe kompanive të tjera të AI u nënshkrua nga novelistet fitues të çmimit Pulitzer Jennifer Egan. Michael Chabon dhe Louise Erdrich. Si dhe autorë si Jonathan Franzen, Celeste Ng, Nora Roberts dhe Ron Chernow.
“Miliona libra, artikuj, ese dhe poezi me të drejtë autori ofrojnë ‘ushqim’ për sistemet e AI. Për krejt këto nuk ka asnjë faturë.
Po shpenzoni miliarda dollarë për të zhvilluar teknologjinë e AI. Është e drejtë që të na kompensoni për përdorimin e shkrimeve tona.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult