Miratohet projekti për ndërhyrje emergjente në Urën e Zogut

Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot do t’i nënshtrohet një ndërhyrje emergjente, me qëllim shpëtimin e monumentit nga shembja e plotë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, përmes rrjetit social Facebook.

Margariti tha se është miratuar projekti në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale

“Miratuam sot në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale projektin e ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit.

“Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik.

Ky Fakultet këtë punë po e bënë së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Me urdhrin e kryeministrit, u bënë bashkë për hartimin e projektit, brenda një kohe të shkurtër. Krejt kjo punë u bë në kuadër të Paktit për Universitetin.

Vetëm pak ditë më parë miratuan gjithashtu projektin e vendosjes së pajisjeve monitoruese. Vendosja e kësaj pajisje do të na mundësojnë të dhënat teknike e shkencore për hartimin e projektit të zbatimit.

Miratimi i këtij projekti i hap udhë gjenerimit të fondeve, fillimin e detyrave të projektimit dhe nisjen e ndërhyrjeve integrale për zgjidhjen e problemit në terren, në të gjithë objektin.

Falënderime profesorëve Markel Baballëku, Neritan Shkodrani, Iralda Xhaferraj, Esmerald Filaj, Ervin Paçi, Rikard Luka. Po ashtu Altin Seranaj, Andrin Kërpaçi, Shkëlqim Daja, që kanë qenë pjesë e këshillimit tonë të vazhdueshëm për këtë vepër inxhinierike komplekse”, shkruan Margariti.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj. Në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore  që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavor nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”.

Por shqetësimi ra në vesh të shurdhër, duke bërë që rrjedha e ujit të zhvendosë njërën prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, duke rrezikuar shembjen e saj.

Ky monument kulture është renditur nga organizata “Europa Nostra” një ndër 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë.

Një javë më parë ekspertet e evropian e panë situatën nga afër dhe zhvilluan takime me përfaqësues të qeverisë për shpëtimin e Urës së Zogut./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

URA E ZOGUT, TOPI NË DUART E QEVERISË

Ka disa ditë që gazetat, televizionet dhe rrjetet sociale kanë dhënë alarmin për shpëtimin e Urës së Zogut mbi lumin Mat, në afërsi të Milotit. Kjo urë është e ndërtuar në vitin 1927. Në Shqipëri kjo urë shquhet për madhështinë dhe bukurinë e saj si vepër arti.

Ndalimi i fundosjes së mëtejshme të saj është “urdhri” i ditës i publikut, që ka reaguar si asnjëherë tjetër ndaj një objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. Ky objekt ka qenë i rrezikuar seriozisht.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult