Mirela Papuçiu: Mbulohem me mungesën tënde…

Nata vjetërohet pas kodrave
Zogjtë shtrojnë tavolinën me ditë.
Gjethet e blirit i shplajnë sytë me qumësht
mjelë prej shpresës që lind çdo ditë.

Dritarëzat e mia zhveshin errësirën,
mezi presin të t’gjejnë degëve të kumbullës
ku ti vare mundësinë e një rigjetjeje.
Çdo mëngjes, e var rreth qafës gjerdan
me gurët ende të pagdhendur.

Ëndrrat vazhdojnë të koten në çarçafët
zhubravitur nga gishtat e ngathët të diellit,
Shpatullat e tyre fërgëllojnë kujtimesh.

Unë mbulohem me mungesën tënde
si me një këmishë të vjetër
që s’ i ka humbur ngjyrat e ndezura.

U gdhi.

ObserverKult

Lexo edhe:

Do të ma ndjesh mungesën meqë nuk dite t’ma vlerësosh praninë!

mungesën tende, poezi

“Një ditë do të kërkosh për mua në të gjithë ato që do të takosh, por nuk do të më gjesh.”

Nuk e di kur do të vijë dita. Ndoshta do të mbaj dorën e dikujt, kaq e përfshirë kështu nga vëmendja e një tjetri. Nuk do të vërehet madje edhe kur të shkëmbehemi në rrugë. Kjo derisa ti të thuash emrin tim.

Unë do të kthehem në kujtesën tënde dhe në të gjithë atë që ne ishim, por më shumë në atë që nuk ishim. Sepse nuk më ke dhënë asnjëherë dritën e diellit. Ti më dhënë copa dhe pjesë të një historie dashurie me gjysmë zemre që nuk më lanë asgjë, përveçse konfuzion.

Disa copëza dashurie ku kam dashur dikë që nuk diti të ma kthejë mbrapsht asnjëherë.

Por një ditë emri im do të dalë dhe ti do të kuptosh se sa të mungoj.

Do të të mungojnë bisedat e vogla ku flisnim vetëm për ne. Ti do të ridëgjosh mesazhet zanore vetëm për të dëgjuar tingullin e zërit tim. Do ta gjesh veten duke shikuar fotot e mia, duke kujtuar kohën kur ke qenë një personazh kryesor në jetën time ose të paktën ashtu unë kam kërkuar që ti të jesh.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult