I miri fiton gjithmonë në fund – dhe fitorja është e vërtetë, jo iluzion i fitores.
*****
Në këtë botë mirësia dhe butësia e kanë humbur kuptimin e tyre. Të gjithë presin se si të përfitojnë nga situatat dhe të bëjnë gjithçka që munden për të arritur qëllimin e tyre.
Beson gabimisht se mban çelësin e lumturisë. Megjithatë, kur ia del mbanë pa e merituar, dëshiron të shpëtojë nga ato që e torturojnë: pendimet dhe ndjenja e fajit.
Po, mos shiko përreth teje, të gjithë shtiren të lumtur dhe mizorë. E dimë mirë se hipokrizia jeton dhe mbretëron. Nuk kemi nevojë për njerëz egoistë, të mjerë dhe indiferentë, por për ata që kanë guximin të luftojnë për një jetë më të bukur dhe më të dëlirë.
Arsimimi vjen nga respekti, integriteti, emocioni, falja, fisnikëria, mirësia dhe dhembshuria. Janë themelet e një karakteri të plotë dhe të vërtetë.
Do të thoni tani që njerëzit e mirë konsiderohen të dobët. Kjo është shumë e gabuar. Mund të jesh i mirë dhe i fortë në të njëjtën kohë. Dhe kur të tjerët përpiqen të përfitojnë nga mirësia jote, duhet të kesh durimin për t’u provuar se asgjë dhe askush nuk mund t’ju minojë. Frika dhe turpi nuk janë këshilltarë të mirë. Dhe zakonisht ju fusin në kurth.
Në asnjë rrethanë nuk duhet të trysnohesh, as të kërkosh falje. Thjesht praktiko anët pozitive të personalitetit tënd dhe ruaj integritetin tënd. Shpërblimi yt do të jetë më i madh se sa mendon. Shiko përreth teje për ata që janë të gatshëm të ndihmojnë. Ata nuk kërkojnë asgjë në këmbim dhe kënaqen kur të shohin të buzëqeshësh. Nuk e reklamojnë lumturinë e tyre dhe as nuk kërkojnë mënyra për t’u hakmarrë ndaj të gjithë atyre që të trajtuan keq. Sidoqoftë, vetë jeta kujdeset për këtë.
Kemi arritur në pikën ku aktet e liga kanë më shumë jehonë. Dhe ajo që është edhe më e keqe është se ne i trajtojmë krejtësisht normalisht. Pa u shqetësuar se po bëhemi përbindësha. Tingëllon e ashpër, e di. Por pse të fshihemi pas gishtit tonë? Çfarë do të fitojmë në planin afatgjatë? Plotësisht asgjë. Do të ruajmë një gjendje të sëmurë ndërkohë që jemi në gjendje ta ndryshojmë.
“Filozofitë janë të bukura, por zbrit nga reja jote dhe shiko jashtë se çfarë po ndodh. Shumica e njerëzve kërkojnë të dëmtojnë të tjerët. Pse duhet të jem unë viktimë? Le t’ju ngjajë, që të kem paqe mendore. Të paktën do të kem një mundësi për t’u dalluar. Dua të kem sukses!” shumë do të mjaftohen shumë të thonë.
Cili është përkufizimi i suksesit? Sigurisht që nuk duhet të jetë ai që ka fituar gjithçka me mënyra mashtruese.
Suksesi është të jesh njeri i drejtë mbi të gjitha. Të investosh me të vërteta në marrëdhëniet dhe aftësitë e tua ndërpersonale. Dije sa larg mund të shkosh dhe mos kërko më shumë. Lakmia është karakteristikë e njerëzve të rrezikshëm.
I miri, në fund, do të shohë të mira. Ai e di se kur ta presë dhe nuk e humb kurrë besimin në vetvete. Do të zhgënjehet, do të lëndohet, do të humb në labirintet e heshtjes, por nuk do të dorëzohet. Ngrihet dhe gjen një mënyrë për të vazhduar përpara. Kurrë nuk e konsideroi veten një gur shahu në një duel të stisur.
Shtigjet që kalon lehtësisht nuk janë gjë tjetër veçse një iluzion. Nuk do të arrish askund dhe do të kryesh vazhdimisht rrethe vicioze. Të mbetesh njeri i mirë nuk kushton asgjë. Fitimi është i madh dhe humbjet të parëndësishme.
Vlerën më të madhe nuk e kanë të mirat materiale. Zhduken para se ta kuptosh. Është një punë e madhe të shkosh të flesh çdo natë me ndërgjegje të pastër, duke ditur se edhe një ditë ke bërë gjënë e duhur.
Dimitris Botis, shkrimtar grek
Në shqip Shpendi Shakaj
ObserverKult