Nga Miriam Messina
Cilët janë lypsarët e vërtetë?
Janë ata që për një grusht parash, që ndonjëherë nuk i kalojnë disa euro apo disa dhjetëra euro, janë të gatshëm të humbasin dinjitetin e tyre. Janë të gatshëm të pështyjnë në fytyrën e një miku ose të bëhen qesharakë para të tjerëve. Kush është lypsar me paratë, gjithashtu, është lypsar me ndjenjat dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Janë ata që të zënë në gojë, poshtërojnë, që përdorin mjete të pista për të dalë të pastër nga situata.
Lypsarë nuk janë të varfërit.
Patjetër, që jo.
Të varfërit, shpeshherë, nuk i njeh, sepse janë të veshur me dinjitet…
Lypsarët i njeh menjëherë.
(Titulli i origjinalit: Lypsarët)
Ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
JETA ËSHTË SHUMË E SHKURTËR PËR TA HARXHUAR NË HATËRMBETJE DHE NË URREJTJE NDAJ TË TJERËVE
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren. /Jean De la Bruyere
Duhet të kesh dashuruar para se të mund të urresh. /Nicholas Sparks
Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve. /Charlotte Brontë
Sado e maskuar qoftë, lëmosha është gjithmonë e tmerrshme; ekziston një parehati, pothuajse një urrejtje sekrete, mes atij që jep dhe atij që merr. /George Orwell
Mos i beso atij që pëlqen gjithçka, atij që urren gjithçka dhe, aq më tepër, atij që shpërfill gjithçka. /Johan Kaspar Lavater
Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person, ndonjë komb a ndonjë kredo tjetër. /Bertrand Russell
Njeriu i ditur duhet të jetë i aftë jo vetëm të dojë armiqtë e vet, por edhe të urrejë miqtë e vet. /Friedrich Nietzsche
Bëj që njerëzit afër teje të të duan e jo të të druajnë, sepse dashuria ndiqet nga respekti më shumë se frika nga urrejtja. /Demosteni
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult