Mirush Kabashi flet se si portalet e “vdiqën” të gjallë: Mendova se çfarë po lë pas vetes dhe u gëzova se po lë emrin e mirë

Aktori i madh Mirush Kabashi, në një dalje së fundmi për publikun, ka folur edhe për problemet e tij shëndetësore, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen.

I pyetur për problemet shëndetësore, aktori ka rrëfyer se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre, ka qenë një inkurajim i madh.

Gjatë rrëfimit të tij, i madhi i skenës shqiptare ka folur edhe për lajmet e publikuara në portale, se ai ndërroi jetë.

Madje një lajm i tillë i pavërtetë qarkulloi edhe pak javë më parë, pas Vitit të Ri.

Pra, dy herë, pa bërë asnjë verifikim, portalet kanë shkruar se aktori i madh ka ndërruar jetë, ndërkohë që ai ishte shëndosh e mirë.

Kabashi thotë se lajmet për vdekjen e tij, në fakt e kanë ndihmuar të reflektojë atë.

Ai thotë se në ato momente ka menduar për atë se çfarë ka lënë pas.

Dhe me krenari, thotë se ai që do të lërë pas vetes, kur të mos jetë më në këtë botë, është emri i mirë.

“Nuk e di nëse ishte një lapsus, por unë pata kënaqësinë të mendoj për atë që do lë pas.

Dhe ajo që do lë pas është kënaqësia më e madhe që do i lë vetes dhe familjes time, është emri im i mirë”, rrëfen Kabashi.

ObserverKult


Lexo edhe:

“KONCERT NË VITIN 1936’”, MIRUSH KABASHI ZBULON DETAJIN NGA PRODUKSIONI QË I REZISTOI KOHËS

Restaurimi i filmit ”Koncert në vitin 1936” solli në studion e Euronews Albania një prej personazheve më identifikues të këtij produksioni, aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi.

Një film që i rezistoi kohës, kjo jo vetëm për shkak të rijetëzimit të tij përmes restaurimit, por edhe tematikës dhe konfliktit të trajtuar mjeshtërisht përmes novelës dhe skenarit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: MOS U ÇUDIT NËSE TA KTHEJNË SHPINËN…

timo flloko miqtë pakëz kabashi.

Nëse thyhesh arenës së kësaj jete
Si nga disfatat në sheshin e një lufte,
Armët në i flaksh më në fund tutje,
Me triumfe po aq sa edhe humbje…

Në u tërheqsh, shpallsh armëpushimin,
Pa pyetur për trofe betejash të lavdishme dikur,
Me një degë ulliri si kurorë mbi krye,
Paqësisht ngri në ajër të bardhin flamur…

Mos u çudit nëse ta kthejnë shpinën,
Ata që për virtyt i faleshin vesit…
Të ndihesh i tradhtuar, sa edhe i fyer,
Për faj të egos që i degradon njerëzit…
Varur në ajër, kapur për fyti,
Prej cenit mjeran: interesit!

*Titulli i origjinalit: “Nëse”

ObserverKult