Aktori Mirush Kabashi ishte i ftuar kohë më parë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
Kabashi rrëfeu fillimet, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punojë në ndërmarrjen e hekurudhave.
Sipas Kabashit, shkak ishin problemet biografike, pasi babai i tij dhe një dajë kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Por, pas rreth dy vitesh punë në hekurudhë, Kabashi iu rikthye sërish aktrimit.
Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt
“Im atë kishte shumë dëshirë t’i shkollonte fëmijët e tij, por dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin në shkollë dhe regjimi i asaj kohe nuk lejonte më shumë se dy fëmijë me arsim, ndaj edhe konkurova në Akademinë e Arteve. Mua më pëlqente shumë aktrimi dhe fillova”.
“Përpara viteve ’90 ne nuk njihnim vetveten, pas prishjes së sistemit artistët morën përgjegjësinë për të qenë zëdhënës të popullit. Pas 4 vitesh, pasi punova si aktor detyrohem të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave për shkak të problemeve biografike. Im atë dhe një nga dajat kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt. Unë nuk kisha bërë asgjë, isha në kulmin e ëndrrave, ishte trishtim i madh”, tha Kabashi.
Lexo edhe:
MIRUSH KABASHI: HIQJANI FISHTËS TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, SE KËTË TITULL E MBAJË EDHE UNË…
Aktori i njohur Mirush Kabashi ishte i ftuar kohë në parë në përvjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.
Ai pasi kishte recituar dy prej poezive madhore të Fishtës. Ka kërkuar lejen e të pranishmëve për një koment të shkurtër.
Kabashi thotë se u ndje keq kur hyri në bibliotekën e Lezhës dhe vuri re se sipër fotografisë së madhe të Fishtës ishte e shkruar fraza: At Gjergj Fishta, Nderi i Kombit…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult