Studiuesi dhe resturatori i njohur, Frederik Stamati, prej vitesh i është dedikuar identifikimit dhe restaurimit të flamujve historik, krahas objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
“Ky është flamuri 105-vjeçar që ngriti Themistokli Gërmenji kur shpalli Krahinën autonome të Korçës”.
Odiseja e këtij flamuri për t’u zbuluar ka qenë mbi 20-vjeçare për Stamatin, por ai i bën homazh në këtë 100-vjetor të lindjes edhe personalitetit politik, Zhysten Godar (Justin Godart ) i cili e riatdhesoi flamurin dhe dhuratën e qeverisë franceze të kohës në 1923 në Shqipëri.
“Për 2 dekada ai nuk ka reshtur së kërkuari dhe bashkëpunuari me studiues shqiptar dhe të huaj, për identifikimin e këtij flamuri, pasi shpesh ngatërrohet më atë të qeverisë së Vlorës”, thekson Stamati.
Meraku i tij, pas rikthimit të shkëlqimit të flamurit të Kongresit të Lushnjes është edhe restaurimi i këtij flamuri, ku me sy të lirë duken dëmtimet e mëdha nga koha.
“Emri i Justin Godar është i njohur për shqiptarët , pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha, por emri i tij është i lidhur edhe me këtë koleksion të pasur, prej porcelani të prodhuar nga atelieri i muzeut të Serves në Francë, të cilat janë të ruajtura mjaft mirë në fondet e etnografisë”.
Koleksioni është i përbërë prej 33 objektesh, skulptura, vazo dhe pjata prej porcelani. Edhe këto objekte janë identifikuar në fond nga Frederik Stamati, i cili na shpjegon me detaje, skulpturat,
Këto objekte të veçanta, janë thuajse të panjohura për publikun e gjerë, pasi ekspozohen mjaft rrallë, ndaj Stamati sugjeron realizimin e një albumi luksoz për to./Leontina Nikaj-Abcnews.al