Nga Stephanie Pappas
Big Bengu, është menduar zakonisht si fillimi i gjithçkaje: Rreth 13.8 miliardë vjet më parë, universi i vëzhgueshëm shpërtheu, dhe nisi të zgjerohej në vazhdimësi. Por çfarë kishte përpara Big Bengut? Përgjigja e shkurtër: Nuk e dimë. Përgjigja e gjatë: Mund të ketë pasur shumë gjëra, çdo kush mund ta imagjinojë në mënyrën e vet.
Gjëja e parë që duhet kuptuar, është se çfarë ishte në fakt Big Bengu. “Big Bengu, është një moment në kohë, jo një pikë në hapësirë”, thotë Shon Kerroll, fizikant teorik në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni dhe autor i librit “Tablloja e madhe: Mbi origjinën e jetës, kuptimin dhe vetë universin”.
Prandaj imagjinoni imazhin e një grimce të vogël materie të dendur, që papritmas shpërthen me force, dhe përhapet në zbrazëti. Sigurisht, universi në kohën e Big Bengut, nuk mund të ketë qenë veçanërisht i vogël, mendon Kerroll. Sigurisht, çdo gjë në universin e dukshëm sot – një sferë me një diametër prej rreth 93 miliardë vitesh, që përmbante të paktën 2 trilionë galaktika – ishte e kompresuar në një hapësirë prej më pak se 1 cm.
Por mund të ketë mjaft pjesë jashtë universit të vëzhgueshëm, që nga Toka e kemi të pamundur ta shohim, pasi është fizikisht e pamundur që drita të ketë udhëtuar kaq shumë në 13.8 miliardë vjet. Pra, ka gjasa që universi në kohën e Big Bengut të ishte i vogël, ose pafundësisht i madh, thotë Kerroll, pasi nuk ka asnjë mënyrë për t’u kthyer pas në kohë.
Të gjithë ne e dimë është se ai ishte shumë, shumë i dendur dhe se shumë shpejt u bë më pak i dendur. Për pasojë, nuk ka realisht asgjë jashtë universit, sepse gjithësia është, sipas përkufizimit, gjithçka. Pra, në Big Bang, gjithçka ishte më e dendur dhe më e nxehtë se tani, por nuk kishte më “jashtë” prej saj, se sa është sot. Universi nuk u zgjerua në hapësirë; vetë hapësira u zgjerua, mendon fizikanti amerikan.
“Pa marrë parasysh se ku ndodheni në univers, nëse e gjurmoni veten në 14 miliardë vjet, ju do të vini në atë pikë ku ishte jashtëzakonisht e nxehtë, me një dendësi të madhe, dhe që po zgjerohet shpejt”- tha ai. Askush nuk e di saktësisht se çfarë po ndodhte në univers deri në 1 sekondë pas Big Bengut, kur universi u ftoh mjaftueshëm, që protonet dhe neutronet të përplasen dhe të rrinë së bashku.
Shumë shkencëtarë, mendojnë se universi kaloi nëpër një proces zgjerimi eksponencial, të quajtur inflacion gjatë sekondës së parës. Ajo do të ketë zbutur strukturën e kohës hapësinore, dhe mund të shpjegonte pse materia është shpërndarë në një mënyrë aq të barabartë sot në Univers.
Ka mundësi që para Big Bengut, Universi të ishte një shtrirje e pafundme e një materiali me sheshtë dhe dendur, që vazhdonte të ishte në një gjendje të qëndrueshme derisa, për ndonjë arsye, ndodhi Big Bengu. Ky univers tepër i dendur, mund të jetë drejtuar nga mekanika kuantike, dhe një fizikës e shkallës jashtëzakonisht të vogël, thotë Kerroll.
Atëherë, Big Bengu, do të kishte përfaqësuar momentin që fizika klasike, i përcaktoi si nxitësit kryesorë të evolucionit të universit. Për Stefën Houking, ky moment ishte gjithçka që kishte rëndësi: Para Big Bengut, tha ai, ngjarjet janë të pamatshme, dhe kësisoj të pacaktuara. Houking e quajti këtë propozim pa kufij: Koha dhe hapësira, tha ai, janë të fundme, por nuk kanë kufij ose një pike fillese apo fundore.
Ose ndoshta ka pasur diçka tjetër përpara Big Bengut. Një ide është se Big Bengu, nuk është fillimi i kohës, por më tepër ai ishte një moment i simetrisë. Në këtë ide, përpara Big Bengut, ekzistonte një tjetër univers, identik me këtë që njohim, por me entropinë që rritet drejt së kaluarës, në vend se drejt të ardhmes.
Rritja e entropisë, ose çrregullimi në rritje në një sistem, është në thelb shigjeta e kohës, shprehet Kerroll, kështu që në këtë univers-pasqyrë, koha do të ecte në të kundërtën me kohën në universin modern, dhe universi ynë do të ishte në të kaluarën.
Një teori e lidhur me këtë, thotë se Big Bengu, nuk ishte fillimi i gjithçkaje, por më tepër një moment në kohën kur universi kaloi nga një periudhë e tkurrjes, në një periudhë ekspansioni.
Ky koncept sugjeron se mund të ketë Big Beng të pafundëm teksa universi zgjerohet, tkurret dhe zgjerohet përsëri.
Problemi me këto ide, thotë Kerroll, është se nuk ka shpjegim se pse dhe si një univers që zgjerohet do të kontraktohej, dhe do të kthehej në një gjendje të ulët entropie. Kerroll dhe kolegia i tij Xhenifer Çen, kanë vizionin e tyre të para-Big Bengut.
Në vitin 2004, fizikantët sugjeruan se mbase universi, siç e dimë, është pasardhësi i një universi mëmë. Është si një bërthamë radioaktive që prishet, thotë Kerroll: Kur një bërthamë prishet, ajo nxjerr prej andej një grimcë alfa ose beta. Universi mëmë, mund të bëjë të njëjtën gjë, përveç në vend të grimcave, ai vjell universet-foshnja, ndoshta pafundësisht.
Megjithatë, mbi këtë çështje ka ende vend për të eksploruar, mendon Kerroll. Zbulimi i valëve gravitacionale nga goditjet e fuqishme galaktike në vitin 2015, hap mundësinë që këto valë mund të përdoren, për të zgjidhur misteret themelore në lidhje me zgjerimin e universeve./“Live Science” – Bota.al