Misteri i gurit të shahut që u gjend në Butrint. A ështe ai guri i shahut më i vjetër në botë?

Butrinti qyteti i lashtë parahistorik shqiptarë i shekullit VII-V p.e.s. është i njohur shumë për bukuritë e tij mahnitëse dhe vlerat e tij historike të lashta.

Por një gjë e veçantë që e bën qytetin edhe më interesant është fakti që para disa vjetësh atje u gjet një gurë shahu që shtoi habinë e të gjithëve. Për këtë kemi shkruar në atë kohë një artikull për të informuar publikun.

Gjetja e shahut në Butrint ka rëndësi të madhe, sepse tregon sa e përparuar ka qenë në kohën e saj shoqëria epirote. Nga ana tjetër kjo gjetje e ndryshon komplet historinë e kësaj loje të bukur.

Së pari guri i gjetur i shahut ju afrua ekspertëve që të thonin në se është vërtet gurë shahu.   

Dy ekspertë anglezë nga British Muzeum e vërtetuan këtë, që kemi të bëjmë me një gurë shahu të vërtetë fildishi. Gjetja e këtij guri shahu sjell ndryshime të thella në historinë e kësaj loje. Më parë thuhej se shahu e ka origjinën nga India. Tashti saktësisht mësohet që loja e bukur e shahut lindi në Epirin shqiptar gjatë shekujve 12 deri në të 5 dhe për këtë duhet të krenohemi.

Kam lexuar edhe shkrime falsifikatorësh, ku shkruhet sikur guri i shahut është gjetur vërtetë në Butrinti, por në një pallat bizantinë apo pallat romak. Gjer tashti nuk kemi dëgjuar nga arkeologët që në Butrint të ketë pasur pallate bizantine apo romake, kur asnjëra prej këtyre shoqërive nuk kanë ekzistuar gjatë shekullit të shtatë -pestë p.e.s., kohë për të cilën bëhet fjalë.

Tashti nuk dihet ku ndodhet në të vërtetë guri i shahut i gjetur në Butrint. A ruhet në Muzeumin Anglez apo gjetkë, duhet kërkuar. Shqiptarë ka shumë në Londër do të gjindet ndonjë prej tyre që do t’i bëjë një shërbim të vogël vendit të vet: le të pyes në Muze mbi gurin e shahut nga Epiri dhe të njoftojë në një fare mënyre.

Sido që të jetë puna këtij guri shahu duhet t’i ngrihet një lapidar në Butrint, që vizitorët ta shohin dhe të mendojnë se sa e lartë dhe e përparuar ka qenë shoqëria epirote gjatë shekullit të VII-V p.e.s. që arriti të shpikë dhe ta përdorë lojën e mrekullueshme të shahut.  

Bouthrot (Butrinti) ka qenë qendër  e madhe e fisit Epirot të kaonëve. Qyteti kanë pasur marrëdhënie të ngushta me Korinthin dhe Korfuzin. Sipas shkrimtarit romak Virgjilit themeluesi i Butrinti është princi trojan Heleni, një nga djemtë e mbretit trojan Priamit, i cili pas Luftës së Trojës dhe rënies së saj shkoi me Neoptolemeun dhe dashnoren e tij, Andromaqin në Epir. Si Virgjili edhe historiani Dionysius of Halicarnassus shenojnë që Enea ka visituar Bouthrotin pas largimit nga Troja e shkatërruar.

Të dhënat më të hershme arkeologjike për okupimin nga njeriu të Butrintit janë midis shekujve 10 dhe 8 p.e.s. megjithëse disa thonë që të dhënat më të hershme që bëjnë me dije mbi okupimin e vendit si vendbanim i njeriut i kemi nga shekulli 12 p.e.s.

Gërmimet arkeologjike në Bouthrot ka dhënë Proto-Corinthian pottery të shekullit të 7 dhe Corinthian dhe Attic poçeri të shekullit 6 pes. Bouthroti ka pasur pozitë të rëndësishme strategjike në sajë të ngushticës së Korfuzit dhe të vendosjes së tij në udhëkryqin me thellësinë e vendit dhe me vendet e tjera si Magna Graecia etj. Kështu ai u bë njëri nga portet e lashtë në Kaoninë e poshtëme dhe tjetri ishte Onchesmos (modern Saranda).

Akropoli ka qenë ngritur në një kodër në krahun e liqenit të Butrintit. Akropoli i shekullit të 7 deri 5 p.e.s. Gjatë viteve të para të Luftës së dytë të Peloponezit (413-404 p.e.s.) korkirët ndërtuan fortifikime nga Ksamili në Butrint. Buthroti ka qenë kryesisht qytet i pavarur u bë objekt për Korfuzin e afërt./ Luftulla Peza-gazetatema


Lexo edhe:

UJËSJELLËSI I BUTRINTIT, DHURATA QË QYTETI ANTIK IA PA HAIRIN