Bukuri përrallore: Misteri i Kopshteve të varura të Babilonisë

babilonisë

Kopshtet e varura të Babilonisë u ndërtuan nga mbreti Nebukadnetsar II, sundimtar i Perandorisë Neo-Babiloniane, rreth vitit 600 para Krishtit. Dorëshkrime të lashta greke i përshkruajnë kopshtet si një nga shtatë mrekullitë e botës.

Përmendja e parë e kopshteve të bukura të varura të Babilonisë u gjet në një nga nëntë librat e “Historisë” të Herodotit, një historian dhe udhëtar i lashtë, ku ai jep një përshkrim të hollësishëm të mrekullisë që pa.

babilonisë

Thuhet se mbreti Nebukadnetsar II, ia kushtoi gruasë së tij, megjithatë historian të ndryshëm atributet e ndërtimit të tyre ia japin Mbretëreshës Semiramide.

Për t’i kujtuar gruas së tij atdheun e saj të gjelbër dhe të harlisur, Nebukadnetsari ndërtoi një mal artificial me kopshte. Kopshtet ndoshta nuk vareshin në mënyrën se si e mendojmë ne – emri vjen nga një përkthim i pasaktë i fjalës greke kremastos, që në të vërtetë do të thotë të mbivendosur.

Historikisht, ato mendohet se shtriheshin në qytetin e lashtë të Babilonisë në jug të Bagdadit të sotëm. Disa studiues tani besojnë se kopshtet ishin vendosur më në veri – në atë që sot është provinca Nineveh e Irakut, rreth qytetit të Mosulit.

“Nuk e dimë saktësisht se ku është vendi. Unë kam bërë një sugjerim. Vendi ka qenë në perandorinë asiriane. Nuk e dimë as sa zgjati kopshti”, thotë historiania Stephanie Dalley, trasmeton ObserverKult.

Por historianë të tjerë thonë se kopshtet e mëdha me kate, që thuhet se kanë qenë 120 metra të gjera dhe 120 të gjata, dhe më shumë se 80 metra të larta, kishin një pamje e pabesueshme, të mbushur me të gjitha llojet e bimëve.

Forma piramidale e kopshteve

Kopshtet e varura të Babilonisë u ndërtuan në formën e një piramide. Në bazën e saj ishte një drejtkëndësh me formë të çrregullt dhe vetë piramida kishte katër platforma-shtresa.

Struktura është formuar mbi qemere të harkuara dhe mbështetëse në formë kubi. Nivelet janë të ndara nga njëri-tjetri me tulla të djegura dhe një shtresë asfalti. Për të mbrojtur themelin nga uji, në secilën shtresë u instaluan fletë plumbi.

Qemeret e zgavra ishin të mbushura me tokë pjellore. Ishte e mjaftueshme edhe për sistemin rrënjor të një peme gjigante.

Duke u ngritur lart, platformat u ulën dhe formuan tarraca të mahnitshme, në të cilat mbollën bimë. Por më befasuesja ishte sistemi i ujitjes.

Reshjet në Babiloni ishin jashtëzakonisht të pakta dhe toka lokale nuk është e përshtatshme për kopshtari. Prandaj, u soll një tokë e veçantë, si dhe u mendua dhe u projektua një sistem vaditjeje i paparë më parë, të cilin askush nuk ka mundur ta përsërisë saktësisht deri më sot.

Sistemi i ujitjes përbëhej nga një sistem i tërë ashensorë dhe pompash, falë të cilave uji arrinte në tarracat e sipërme, duke u drejtuar drejt bimëve.

Për të dekoruar kopshtet e mrekullueshme, fara dhe fidane u sollën nga e gjithë bota. U mblodh një koleksion unik i bimëve të rralla, luleve të hollë, pemëve dhe shkurreve të fuqishme. Një përbërje e tillë ishte një mrekulli e vërtetë midis rërave të përjetshme të Babilonisë.

Megjithatë, asnjëherë nuk u gjet asnjë gjurmë në Babiloni, dhe nuk ka tekste mbijetuese babilonase që i përmendin ato.

A mundet që diçka nga to të zbulohet një ditë ?

“Nuk mendoj se do të ishte e mundur të gjendet kopshti tani. Kemi disa pajisje të ndjeshmërisë në tokë që mund të ndihmojnë. Por njerëzit kanë hequr gurët dhe i kanë vendosur në shtëpitë e tyre. Pra, çdo gjë që ishte gur atje është plaçkitur shumë kohë më parë “, thotë historiania Stephanie Dalley, transmeton ObserverKult.

Disa historianë besojnë se kopshtet ishin në të vërtetë të vendosura rreth 350560 km në jug të Babilonisë, në Ninive, në Irakun e sotëm. Nuk ka asnjë studim të plotë të zonës, kështu që vendndodhja e kopshteve mbetet një mister.

Përgatiti T.K: ObserverKult

Lexo edhe:

ZBULOHET GURI ME FIGURËN E MBRETIT TË FUNDIT TË BABILONISË DHE ME TEKSTIN MË…

RËNIA E BABILONISË: ÇFARË E SHKATËRROI REALISHT PERANDORINË?