Misteri i Piramidës së Helinikonit

Duket e çuditshme të mendosh se ka piramida në Evropë, por në fakt ekzistojnë mjaft prej tyre. Vetëm në Greqi janë zbuluar 16 piramida, nga të cilat më e njohura është ajo e Helinikonit në Argos. Kjo piramidë është përmendur më së pari në shkrimet e gjeografit të lashtë grek Pausanias.

Në ”Përshkrimi i Greqisë”, ai e prezanton strukturën si “një ndërtesë shumë të ngjashme me një piramidë, dhe mbi të gjenden mburoja të formës Argive”.

Ai pastaj përmend një betejë që u zhvillua në piramidë, dhe pajtimin që ndodhi më pas. Një “varr i përbashkët” është ndërtuar këtu për ata që ranë gjatë betejës. Për këtë piramidë nuk ka shumë informacion përveç datës së vlerësuar të ndërtimit, që fillimisht mendohej të ishte viti 3000 Para Erës Sonë, por në vitet ’90 u ndryshua në vitin 2720 P.E.S (me një diferencë gabimi prej 270 vjetësh).

Nëse kjo datë është e saktë, atëherë piramida Helinikon mund të jetë më e vjetër edhe sesa piramidat egjiptiane. Por misteri më i madh mbi këtë piramidë nuk ka të bëjë me moshën e saj, por faktin se askush nuk e di kush e ndërtoi, ose se pse është përdorur. Misteri duket të jetë aq i madh, saqë të gjitha përpjekjet gërmimet janë braktisur, përkundër rëndësisë që struktura mund të ketë për të kuptuar historinë e lashtë./Bota.al

LEXO EDHE: PIRAMIDAT EGJIPTIANE, NDËRTESAT MË MISTERIOZE QË EKZISTOJNË NË TOKË