Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi. Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

Shkëmbi quhet “i çuditshëm”, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.

Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar.

Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.

Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

KISHA QË NDODHET MBI NJË KEP SHKËMBI NË RUBIK

Komuniteti Katolik në Rubik do të mbajë meshën e Krishtlindjes në kishën e rehabilituar falë programit “EU4Culture”.

Siti i parë i kompletuar nën “EU4Culture” u inaugurua së fundi. Kjo u bë në prani të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe Dom Gjergj Meta.

Ambasadorët e TeamEurope dhe autoritetet lokale. Për këtë njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult