Mbretëresha lindi më 21 prill 1926 në 17 Bruton Street në Mayfair, Londër. Jo në një pallat, shtëpi luksoze apo spital, por në një shtëpi në qytet. Në një ndër rrugicat e Londrës. Prindërit e saj ishin zhvendosur në shtëpinë që i përkiste gjyshërve të saj skocezë, vetëm disa javë para lindjes së mbretëreshës. Në familjen mbretërore asokohe gjërat nuk shkonin mirë. Mungesa e parave ishte një prej arsyeve. Mbretëresha nuk kishte lindur për të qenë mbretëreshë. Si vajza e djalit më të vogël të Mbretit, ajo nuk pritej të merrte fronin.
Shtëpia e parë e Mbretëreshës, nuk ekziston më. Një prej dyshimeve është se ajo u rrënua si pasojë e sulmeve ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por një mori dokumentesh në Bibliotekën Britanike dhe arkiva të tjera tregojnë se shtëpia e shekullit të 18-të ishte zhdukur para se të fillonte lufta.
Ishin zhvilluesit e pronave, shumë më të pamëshirshëm se sulmet ajrore, që zhdukën shtëpinë e parë të Mbretëreshës.
Në vitin 1937, nisi prishja e Rrugës Bruton dhe shumë prej ndërtesave fqinje që shtriheshin në këndin e Sheshit Berkeley.
Fillimisht në plan ishte ndërtimi i një hoteli për Hekurudhën Kanadeze të Paqësorit, por vendi u pastrua përfundimisht nga ndërtesat për një kompleks të madh zyrash dhe shitjesh me pakicë. Këto ishin kohë aspak të ndjeshme për trashëgiminë arkitekturore. Pa asnjë fije keqardhjeje, bandat rrafshuan atë që përshkruhej si një 20 nga shtëpitë më historike në Londër.
A është tani shtëpia e Mbretëreshës një restorant kinez?
Ka një tjetër pretendim të përsëritur shpesh për vendlindjen e Mbretëreshës, se vendi tani është një restorant kinez. Po përsëri historia nuk është e plotë. Restoranti Hakkasan ka të njëjtën adresë. I gjithë ky bllok i zgjeruar me biznese, është ndërtuar mbi atë që në vitet 1920, do të kishte qenë një varg shtëpish individuale, private.
Dyqan makinash
Në Arkivin Metropolitan të Londrës në Clerkenwell, ka tufa me skedarë të vjetër. Gjithashtu ka vizatime arkitektësh, që tregojnë pamje origjinale të shtëpisë.
Aty tregohet se shtëpia e humbur ishte rreth kësaj zone hyrëse, me pjesën e përparme që shtrihet drejt asaj që tani është një sallë ekspozite makinash. Kjo shet Bugattis dhe Bentley.
Toby Cuthbertson, nga departamenti i planifikimit në Westminster, thotë se kjo do të kishte qenë një pronë e klasit të lartë dhe një shtëpi e klasit të parë në Londër.
Kur Mbretëresha lindi në vitin 1926, gjyshërit e saj mbretërorë shkuan për ta parë. Mbretëresha Mari regjistroi në ditarin e saj se mbesa e saj ishte mjaft e ëmbël, me një çehre dhe flokë të bukur.
Mbretëresha dhe prindërit e saj u transferuan më vonë po në atë vit në një shtëpi më të madhe në Piccadilly. Vendi është ende pjesë e një pasurie mbretërore. Por, këto ditë, ajo i përket pronës së familjes mbretërore të Abu Dhabit. Është pjesë e një portofoli pronash në këtë pjesë të Londrës që thuhet se vlen 5 miliardë paund./dritare.net
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
LEGJENDA: MBRETËRESHA TEUTË U HODH NGA SHKËMBI PËR TË MOS U DORËZUAR!
ObserverKult