Misteri: Si u zhduk biondja e filmit “Scarface” pasi xhiroi skenën e famshme

Në moshën 18-vjeçare ajo ishte një “mbretëresha e bukurisë” dhe kishte emrin e saj në role kryesore në filma duke përfshirë edhe filmin hit “Scarface”. Por brenda pak muajsh, jeta magjepsëse e Tammy Leppert u shkatërrua pasi u bind se dikush donte ta vriste duke pretenduar se kishte “parë diçka që nuk duhej ta shihte” gjatë një festë.

40 vjet më parë, më 6 korrik 1983, Tammy u zhduk nga zona e Cocoa Beach në Florida, pasi bëri 3 telefonata rrëqethëse në momentet e saj të fundit dhe nuk u pa më. Ajo u përpoq të telefononte miqtë, por nuk arriti të lidhej me ta edhe pse dukej e shqetësuar dhe u tha atyre që ngritën telefonin se çështja ishte “urgjente”.

Tammy kishte planifikuar të transferohej në Hollywood dhe të vazhdonte karrierën e saj të aktrimit në muajt para se të zhdukej. Policët mbetën plotësisht “duar lart”, pa të dhëna dhe asnjë të dyshuar konkret, me trupin e saj që nuk u gjet kurrë. Dy vrasës serialë janë dyshuar se kishin lidhje me zhdukjen e saj, por asnjëri nuk është vërtetuar.

Familja e saj ka frikë se ajo mund të jetë ngatërruar në një bandë droge ose mund të jetë bërë një objektiv, sepse ajo “dinte shumë”. Thashethemet kanë sugjeruar gjithashtu se ajo mund të ketë qenë shtatzënë në kohën e vdekjes së saj. Hetuesit morën dy telefonata nga një grua misterioze që pretendonte se Tammy ishte arratisur për t’u bërë infermiere, pavarësisht se nëna e saj thoshte se modelja kishte frikë vdekjeprurëse nga gjaku. Të paktën 14 mbetje njerëzore të gjetura janë ekzaminuar, por asnjëra nuk përputhej.

Tammy Lynn Leppert, The 'Scarface' Actress Who Vanished At Just 18

Në moshën 4-vjeçare, Tammy hyri në konkursin e saj të parë të bukurisë duke fituar më shumë se 300 çmime deri në moshën 16-vjeçare. Biondja u shfaq më pas në filmin hit “Spring Break” në vitin 1982 dhe menjëherë pas kësaj shkoi në një festë fundjave.

Por, sipas familjes së saj, Tammy u kthye një person krejtësisht tjetër pas asaj feste, pasi filloi të kishte paranoja. Tammy i tha nënës se ajo “kishte parë diçka të tmerrshme, që nuk duhej ta shihte”, por nuk do të fliste më shumë pasi “ata” do të vinin pas saj.

Me kalimin e javëve, Tammy bëhej gjithnjë e më e izoluar, e bindur se ajo po spiunohej nga një furgon matanë rrugës. Më pas, në fillim të vitit 1983, asaj iu ofrua një pjesë në filmin e Al Pacino-s, “Scarface” duke luajtur vajzën me bikini që shpërqendronte Sonin në skenën famëkeqe të sharrës elektrike.

Scarface (1983)

Ajo po qëndronte me një mik, por në ditën e katërt të xhirimeve filloi të qante në mënyrë histerike pasi pa gjak artificial. E bindur se dikush po e ndiqte, Tammy u largua nga filmi. Paranoja e saj u bë edhe më e shfrenuar pasi ajo besonte se ishte një objektiv për helmim duke refuzuar të pinte nga shishe të hapura duke këmbëngulur të hante nga pjatat e njerëzve të tjerë.

Më 1 korrik 1983 ajo akuzoi njerkun e saj për ngacmim. Pas sherrit ajo theu një dritare me një shkop bejsbolli. Të nesërmen, Tammy u dërgua në një qendër të shëndetit mendor, ku qëndroi për 72 orë. Pas daljes nga spitali Tammy këmbëngulte se “ai” donte ta vriste.

Për disa ditë dukej normale ndaj vendosi të takonte, mikun e saj Keith Roberts. Ata ikën bashkë me makinë, por rrugës u grindën dhe ajo i kërkoi ta linte në qendër të qytetit Cocoa Beach, pesë milje larg shtëpisë së saj.

Pa çantë apo letërnjoftim me vete, ajo u përpoq të telefononte 3 herë dyqanin e kostumeve të tezes së saj aty pranë. Ajo nuk ndodhej në dyqan dhe nuk arriti të fliste me të. Tammy, e veshur me një këmishë xhins blu, fund gri dhe sandale nuk u pa më.

4 dekada më vonë, familja e saj është ende në kërkim të përgjigjeve. I dyshuar ka qenë vrasësi serial, Christopher Wilder i akuzuar se u mori jetën 8-9 vajzave përpara se të qëllohej për vdekje nga policia në 1984.

Chilling mystery of Scarface star, 18, who vanished after making 3  desperate phone calls in her final moments | The US Sun

Një tjetër kriminel i dyshuar ishte rrëmbyesi dhe përdhunuesi John Crutchley. Ky besohet se ka vrarë 30 gra përpara se të vriste veten në burg në vitin 2002. Nëna e saj, Linda pretendon se Tammy mund të ishte vrarë për shkak të dijenive të saj për trafikun e drogës në zonë, por kjo nuk është vërtetuar kurrë. Familja vijon ende të bëjë kërkime për të./ lapsi.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MISTERI I LLAMBËS QË QËNDRON NDEZUR QË NGA VITI 1901