Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës me akuzën “Armik i Popullit”

Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi ekonomistin, shkrimtarin, publicistin dhe përkthyesin e spikatur, Mitrush Kuteli.

Mitrush Kuteli, pseudonim i Dhimitër Paskos, ekonomist, shkrimtar, publicist dhe përkthyes, i spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës.

U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Ai mori vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ” në Universitetin e Bukureshtit.

Ai u burgos në vitin 1947 me akuzën “Armik i Popullit”. Ndërsa u lirua nga burgu pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë, 1949, transmeton ‘atsh’.

Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve. Duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi.

Deri vonë ai do të merrej me përkthime duke gjetur në këtë mënyrë një ngushëllim ndaj zvetënimit të vullnetit të lirë që karakterizonte atë kohë absurde.

Mitrush Kuteli humbi jetën më 4 maj 1967 duke lënë pas vepra të një gjuhe të pasur dhe personazhe të pavdekshëm.


Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I GRUAS SË MITRUSH KUTELIT: TMERRET QË I PËRJETOI NË KOMUNIZËM…

Nga maji kur e arrestuan në vitin 1947, në majin kur ndërroi jetë në vitin 1967. Jeta dhe veprimtaria e Dhimitër Paskos, shkrimtarit të pakrahasueshëm me pseudonimin Mitrush Kuteli, që regjimi komunist e shfrytëzoi jo vetëm në kampin shfarosës të Vloçishtit për ca kohë, por edhe në sistemin e përkthimeve anonime gjatë gjithë jetës, ku intelektuali gjenial punonte me normë për të siguruar ushqimin e familjes.

Është vlerësuar si një nga klasikët e gjuhës shqipe, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare. Por gjatë jetës së tij, të gjitha këto vlerësime i mori të filtruara përmes ndëshkimeve. 

“Ndodhi një periudhë që e renditën krahas Konicës, Fishtës e Koliqit, si poetë të padëshiruar. Ç’bëhet kështu?- i thashë një ditë e frikësuar...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult