Mitrush Kuteli: Kish vetëm një dëshirë ay: vdekjen…

kutelit
Mitrush Kuteli

Nga Mitrush Kuteli

“…Kish vetëm një dëshirë ay: vdekjen. Sepse është e thënë: m’e ëmbël se mjalti e se çdo gjë është vdekja. Po vdekja që godiste të gjithë njerëzit në ditën e shënuar për secilin, e linte atë të paprekur……

Edhe ai që pat qenë Tat Tanushi i Bubutimës qëndronte drejt e në altar. Mjekra e tij u derdh befas tatëpjetë si ujë, vetullat i zbritnë mbi librën që mbante në dorë, ashtu si duheshin të ishin rritur në shekuj që rrojti në tokë. Dhe kaq e gjatë ish mjekra e tij sa mund të rrethonte tri here tryezën e altarit.

Pastaj Tat Tanushi u tretë ngadalë, në sytë e të gjithëve duke mbetur vetëm një dorë hi në pregun e derës së shenjtë…”

*Shkëputur nga:

ObserverKult

—————–

kutelit
Mitrush Kuteli

Lexo edhe:

MITRUSH KUTELI: EJA… TANI S’RRI DOT PA TY…

Nga Mitrush Kuteli

Dëgjon, Etlevë?-e pyeti ai përsëri.
Ajo brofi, duke këputur fillin e ëndërrimeve, pa se ishin të dy aty, afër dushkut që e kish djegur zjarri i qiellit, qeshi dhe iu përgjigj:

-Dëgjoj.
Enkeleu u përkul dhe i çiku lehtë buzët me të tijat: qetas, ëmbël, kalimthi.
-Ti ku e ke mendjen?
-Këtu.
-Asgjëkund tjetër?
-Asgjëkund. Ku ta kem. Ti je këtu.
Enkeleut i fluturoi në fytyrë një nënqeshje pak si dyshonjëse e pak si thumbace ashtu siç bënte vetë Etleva.
-Thashë, –tha-mos të ka joshur ndonjë fyell bariu në ndajnatat kur shuhet dielli në malet e Kandavisë dhe kur ndizet hëna këtej, duke ardhur nga pellgjet e Pellagonisë.
Ajo e shikoi me të qortuar, aq më fort se Enkeleu kish të drejtë. Me të vërtetë shumë barinj të afërm dhe të largët-nga ata që sillnin mandrat për të kullotur në Mal të Thatë-ishin munduar ta joshnin me tinguj fyejsh e kumbime psherëtimash. Dhe puna u kish vajtur kot, sepse ajo një zemër kish dhe këtë ia kish falur Enkeleut.
U vrenjt dhe e shikoi qërtonjëse.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult