Në një intervistë për “People”, Sharon Stone u shpreh se: “Për një kohë të gjatë doja të pretendoja se isha mirë. Më duhen tetë orë gjumë të pandërprera që të më funksionojnë mjekimet e trurit, që të mos kem kriza. Pra, unë jam një person me aftësi të kufizuara dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk më punësojnë më shpesh. Unë jam marrë me këto gjëra për 22 vitet e fundit dhe tani, mund të flas hapur për to.”
Pas incidentit mjekët i dhanë një shans 1% për të mbijetuar. Kjo gjë e shkatërroi yllin e Hollywoodit e cila tregoi ndër të tjera se martesa e saj u prish dhe Hollywoodi i ktheu shpinën.
“Humba të gjitha paratë e mia, kujdestarinë e fëmijës tim, karrierën time, humba të gjitha ato gjëra që ndjeva se ishin identiteti im i vërtetë dhe jeta ime. Nuk e kam marrë kurrë pjesën më të madhe të asaj që kam humbur por kam arritur në një pikë ku jam mirë me të”, tha Stone./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: I DUA EDHE NJERËZIT QË MË RRËZUAN PËRTOKË…
ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:
-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem grua që po bën më të mirën në moshën e saj.
– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make-up apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.
– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.
– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.
– E dua karrierën time. E dua jetën time, e dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU