“Mjekët thanë se kisha vetëm 2% mundësi për të jetuar”, rrëfehet protagonisti i serialit “Friends”

Pak më shumë se një vit më parë, në maj 2021, saktësisht 17 vjet pas lamtumirës së “Friends”, protagonistët e serialit, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u ribashkuan në HBO Max.

Me 10 sezone shumë të suksesshme dhe 236 episode në total, Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross u bënë shumë të famshëm.

Por, fama ka dhe anën e saj të errët. Nga të gjithë aktorët, Matthew Perry, i cili interpretonte personazhin Chandler Bing, dukej qartë që vuante pasojat e varësisë ndaj qetësuesve.

Në një intervistë për revistën “People”, 53-vjeçari rrëfen gjithçka, duke theksuar se falënderon Zotin që është ende gjallë.

Matthew Perry tregon se ishte pranë vdekjes rreth katër vite më parë. Në atë kohë u raportua se aktori vuante nga një “perforim” gastrointestinal, por në realitet ai kaloi javë të tëra duke luftuar për jetën pasi i shpërtheu zorra e trashë nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Ai kaloi dy javë në koma dhe 5 muaj në spital.

“Mjekët i thanë familjes se kisha 2% mundësi për të jetuar”, kujton aktori.

Kjo ndodhi si pasojë e varësive që e detyruan Perryn që të hynte në rehabilitim plot 15 herë dhe t’i nënshtrohej 14 operacioneve, transmeton ‘a2news.com’.

“Kam shumë arsye për të qëndruar esëll. Mjafton vetëm të shikoj se si jam bërë poshtë. Po të kisha vdekur, njerëzit do të trishtoheshin, por nuk do të çuditeshin. Dhe kjo është një gjë shumë e frikshme ”, thotë 53-vjeçari.


Lexo edhe:

SËMUNDJA KA LËNË GJURMË NË TË, POR ASGJË NUK KA NDRYSHUAR NJERËZOREN TEK AI…

Sot e kemi shumë të vështirë të dallojmë një zë të vërtetë, edhe kur ai dridhet nga alkooli dhe nga një ishemi. Jemi mësuar me fytyra perfekte botoksi, me personazhë kostumesh të stilistëve më të mirë, por “doktori”-Gent Pjetri, na foli të gjithëve me thellësi e vërtetësi…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

ObserverKult