Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana, ka rrëfyer në News 24, jetën me poetin e tekstshkruesin. Ajo foli për periudhën e 5 viteve të fundit kur ai ka qenë i sëmurë.
“Kam bërë maksimumin për kurimin e tij në këto vite. I kam dhënë ilaçet në shtëpi, sepse nuk donte të rrinte në spital.
Mjekja e familjes më thoshte po e mban ti në jetë. Por erdhi një moment që u bënë shumë diagnoza. E çova para disa ditësh në spital sepse nuk kisha çfarë t’i bëja më në shtëpi. Bëra çdo gjë për të, por aq ishte. Nuk kam asnjë peng. U mundova të bëja çdo gjë që duhej, jo se e kisha për detyrë por se duhej ta bëja”, tregoi ai.
Papingji emër i njohur për tekstet e këngëve të suksesshme shqiptare, ka studiuar fizikë dhe për shumë kohë ka qenë mësues por pasioni i tij për poezinë i dha një jetë të re artistike.
Megjithatë pati një jetë të vështirë, autori i vargjeve
“E sa kam dëshirë të pres/
Kur ke se kë të presësh/
Ke një ëndërr ke një shpresë/
E dua të pres dikë të vij/
Me derë pa trokitur/
Të mos mbetet asnjeri” .
Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana tregon se kur ai ishte vetëm 8 muajsh, mbeti jetim. “Jorgos babanë ia internuan në Mathausen ku edhe vdiq kur ishte 8 muajsh. Ai nuk e njohu kurrë të atin. I rriti e ëma e vetme dhe Jorgo me fëmijët tanë sillej shumë mirë. I donte dhe ju ka dhënë fëmijëri të lumtur.
Kemi pasur një jetë të qetë, kemi jetuar mirë por jo në luks. Unë jam rritur me të se e kam njohur kur isha 19 vjeçe, tregoi Tatiana Papingji.
Në ditët e fundit të jetës së tij, e shoqja po mblidhte poezitë e Papingjit, për t’i botuar në në një libër, që me siguri do të titullohet “Emri” tha ajo si kënga e saj e preferuar. Shumë prej poezive janë të panjohura dhe të tjera janë në studio muzikore gati për të marrë jetë si këngë.
Papingji u shua në moshën 81-vjeçare.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
/ panorama.com
ObserverKult
Lexo edhe:
JORGO PAPINGJI- POETI I KËNGËVE TË BUKURA
Nga libri-album i studiuesit të fotografisë Qerim Vrioni “Miq në 50 foto”, ku imazhet janë shoqëruar me përshkrimet e çasteve të fotografimit dhe jetëshkrimit të personazheve të përzgjedhura nga bota e artit dhe kulturës, kemi zgjedhur për ju, prezentimin që z. Vrioni ia ka bërë poetit dhe tekstshkruesit të njohur, Jorgo Papingji, i cili dje u nda nga jeta.
Ju ftojmë ta lexoni historinë e fotografisë:
Po të pres te vendi rreth orës 10:00 – më tha atë mëngjes janari Jorgo Papingji (Vlorë, 1942) në telefon. Vendi ishte bari afër shtëpisë së tij, ku ai shkonte çdo ditë për kafe dhe për t’u takuar me shokë e miq, por njëkohësisht e kishte edhe si vendpune.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult