Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka bërë me dije se është anuluar konkursi i përzgjedhjes së katër aktorëve rezident në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Vendimi për anulim është publikuar të martën më 24 dhjetor, në platformën e faqes së Ministrisë. Në arsyetim thuhet se shkak i anulimit është vendosja dhe aplikimi i kritereve që nuk janë paraparë në konkurs.
Arsyetimi i plotë:
Për shkak se gjatë zhvillimit të procedurës janë vendosur dhe aplikuar kritere që nuk janë paraparë në konkurs dhe duke marr parasysh që kjo mund të cenojë standardet e transparencës, ligjshmërisë dhe mos diskriminimit, anulohet procedura e rekrutimit Aktor/e në Teatrin Kombëtar të Kosovës 4 pozita. Procedura e rekrutimit do të rishpallet përsëri./express
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS E KOSOVËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR TEATËR- KËTA JANË FITUESIT