MKRS: Beteja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet

Në muajin mars të këtij viti, gjegjësisht një ditë pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit filloi restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe, (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali”në Ferizaj, dikush ia vuri flakën ndërsa këtij objekti i mbetën pothuajse veç muret.

Por, MKRS-ja përmes një njoftimi ka njoftuar se ky objekt është restauruar dhe monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.

E MKRS-ja si duket ‘luftën’ me ata që nuk duan t’i ruajnë objektet tona kulturore nuk do e ndalë, dhe tërë kohën është duke bërë apel që të ruhen ato ndërsa ata që i shkatërrojnë këto objekte do të dënohen.

“Kjo është dëshmi për përkushtimin institucional e profesional dhe masat që do të ndërmerren për secilin aset të trashëgimisë kulturore ku tentohet shkatërrimi. Do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme.Kultura do të fitojë”, bëhet me dije në njoftim. /ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU DHE ELVA MARGARITI VIZITOJNË EKSPOZITËN E LUMTURI BLLOSHMIT

Ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) e cila i dedikohet jetës dhe veprimtarisë së artistes është hapur më 1 shtator në Galerinë Kombëtare të Kosovës derisa do të jetë e hapur deri më 15 tetor të këtij viti.

Këtë ekspozitë e kanë parë nga afër, së fundi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Në shoqërimin e tyre ishin këshilltarët, Rozafa Imami dhe Andi Qinami, u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, dhe kuratorja Hana Halilaj. Kështu ka njoftuar Minsitria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook.

Tekstin e plotë mun dta lexoni KËTU:


teodor keko natën

TEODOR KEKO: KAM QENË I MARRË, O NËNË MË FAL…

Poezi nga Teodor Keko

Na ish një nënë dhe kish një djalë,
Një djalë të lig, veç për të këqija.
Të gjithë uronin të vdiste sa më parë,
Dhe nëna e tij, mbushej me thinja.

E luste të birin të kthente udhë,
Se dita ikën o bir, e s’të fal, kurrë.
Se nuk është nënë aq e urtë, o shpirt,
Dhe nuk është nënë, o zemër që të fal.

E fliste, i fliste, por ishte e kotë,
I biri e tallte, e lante me turp.
Dhe nëna vendosi të ngulte një gozhdë,
Për çdo prapësi të djalit, në mur.

Dhe nëna thinjej dhe muri mbushej,
Dhe ajo kërrusej me ditë e orë.
Një ditë i harroi i biri huqet,
Tek pa me tmerr murin me gozhdë.

I ra në gjunjë nënës e qau,
Kam qenë i marrë, o nënë më fal.
Të gjitha thinjat me lotë ia lau,
Dhe i rëndonte çdo thinjë sa një mal.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult