MKRS: Edhe një edicion i suksesshëm i “Prishtina Music Conference”

“Prishtina Music Conference” për së treti herë që nga themelimi ka sjellë personalitete të shumta të industrisë së muzikës në skenën e Kino Armatës.

Krejt ata që u mblodhën diskutuan mbi temat që i përkasin veprimtarisë së tyre. Kështu ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila njëherësh ka qenë edhe mbështetëse e këtij edicioni të PMC-së.

“Diskutimi ka filluar me praktikat e artit bashkëkohor për t’u përmbyllur një ditë më pas me Elena Orën, e cila vazhdon të udhëheqë motrën e saj, Rita Orën, drejt sukseseve botërore. Konferenca përfundoi me performancën e perkusionistit marokien Rhani Krija, për të vazhduar më pas me “RAVE Festival” ku performuan artisët e industrisë ndërkombëtare dhe vendore”, ka njoftuar më tej MKRS-ja.

E MKRS-ja edicionin e tretë të PMC-së, thanë se e shohin si një mundësi të mirë për të krijuar rrjetëzime e partneritete të reja ndërmjet skenës sonë dhe asaj ndërkombëtare.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI DHE HAJRULLA ÇEKU VIZITOJNË KOMPOZITORIN, AKIL KOCI: “KËNAQËSI T’I DËGJOSH KUJTIMET E TIJ…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së fundmi kanë qenë në konakun e kompozitorit të njohur shqiptar, Akil Koci.

Çeku përmes një postimi dhe disa fotografive në Facebook tha se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Havzi Nela

HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…

Poezi nga Havzi Nela

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!
Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,

Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!
Ndoshta e ndjeu veten fajtor,

Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.
Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult