MKRS: Hapet thirrja publike për Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen publike për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e Artit Pamor për të Arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë ne avancimin e Artit Pamor.

Çmimi mund te jepet edhe pas vdekjes së autorit;

Çmimi Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor – jepet për këto gjini:

1. pikturë

2. skulpturë

3. grafikë

4. qeramikë

5. vizatim

6. dizajn grafik

7. fotografi artistike

8. video art dhe art konceptual

9. performancë

Konkurrimi për Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimit Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor mund të bëhen përmes propozimeve nga:

1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

2. Galeria Kombëtare e Kosovës

3. Fakultetet e Arteve të Universiteteve publike dhe private të Republikës së Kosovës;

4. Asociacionet (shoqatat) profesionale të Artit Pamor

Propozimi duhet të përmbaj: arsyetimin me shkrim, si dhe materialet e tjera përcjellëse për të nominuarin, nëse janë relevante me çmimin përkatës;

Propozuesit nuk mund të bëjnë më shumë se një propozim;

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më tej i njofton me shkrim Institucionet, që kanë të drejtën e nominimit, për dërgimin e nominimeve për dhënien e çmimit dhe përcakton afatin e dorëzimit të tyre në MKRS;

Në raste kur nuk ka propozime nga Institucionet përkatëse, Juria Profesionale mund të propozoj afat shtesë brenda kohës së paracaktuar për dhënien e çmimit;

Institucionet nominuese duhet të sjellin foton e veprës në tri (3) kopje dhe jo domosdoshmërisht CD-në me incizim, ose ndonjë material tjetër vizual dokumentues;

Propozimi duhet të firmoset nga titullari i institucionit/ asociacionit/ shoqatës që ka të drejtën e propozimit.

Propozimi me shkrim duhet të dërgohet jo më larg se 30 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit në faqen zyrtare të MKRS, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyren nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35).

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën Juria Profesionale e përbërë nga 3 anëtarë./express

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË GRUA E ZHVESHUR NË ERRËSIRË, POEZI NGA MARIO BENEDETTI

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
ka një qartësi që na ndriçon
dhe nëse ndodh një pikëllim
një terr i madh a një natë pa hënë
patjetër këtë grua të zhveshur
në dorë duhet ta kesh shtënë.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
Lëshon një dritë që të jep besim
Atëherë kur kalendari bën pushim
qosheve dridhen shtratmerimangat
dhe sytë e lumtur të maceve
shikojnë e s’lodhen kurrë së pari.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
është një kënaqësi për duart
për buzët është më shumë se fat

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult