MKRS: “Harvest” përpjekja e radhës e Serbisë për të deformuar historinë përmes filmit

Ministria e Kulturës së Kosovës ka njoftuar se në bazë të raportimeve të mediave serbe ka filluar xhirimi i një filmi të quajtur “Harvest” e që në cak ka “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë se është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq. Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit ‘Harvest’, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kjo ministri thotë se është e trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë.

Postimi i plotë i MKRS-së:

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS: BETEJA PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NUK DO TË NDALET

Në muajin mars të këtij viti, gjegjësisht një ditë pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit filloi restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe, (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali”në Ferizaj, dikush ia vuri flakën ndërsa këtij objekti i mbetën pothuajse veç muret.

Por, MKRS-ja përmes një njoftimi ka njoftuar se ky objekt është restauruar dhe monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU