Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës së fundmi ka hapur thirrjen për propozimet e çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” si dhe për çmimet tjera për letërsi për vitin 2023.
Kjo është bërë e ditur nga vet MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ndërkaq nominimet, siç ka njoftuar MKRS-ja, mund të bëhen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, shtëpitë botuese të Kosovës, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës.
Po ashtu nominimet mund të bëhen edhe nga Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës, OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë, personalitetet me reputacion publik, si dhe autorët e veprave letrare.
Ndryshe, propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data 5 dhjetor 2023 deri më 5 janar të vitit 2024.
ObserverKult
Lexo edhe:
MKRS: BETEJA PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NUK DO TË NDALET
Në muajin mars të këtij viti, gjegjësisht një ditë pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit filloi restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe, (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali”në Ferizaj, dikush ia vuri flakën ndërsa këtij objekti i mbetën pothuajse veç muret.
Por, MKRS-ja përmes një njoftimi ka njoftuar se ky objekt është restauruar dhe monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ERDHA TË TË DASHUROJA NË PUSHIMIN E DREKËS…
Poezi nga Guido Catalano
Erdha të të dashuroja në pushimin e drekës,
por të thirrën në mbledhje.
Doja të të merrja në telefonin e zyrës
dhe si terrorist i çmendur të bërtisja:
“Kemi vënë bombë në ndërtesë.
Keni gjysmë ore kohë, pastaj shpërthen.
Dhe mjaft bëtë mbledhje idiote
në mes të ditës, me gjysmë budallenjtë!”
Dhe mbledhja do të prishej
dhe ne do të shkonim të hanim drekë buzë lumit,
tani që u hap edhe qielli.
Unë do të vija duke fishkëllyer me biçikletë
dhe ti do të më thoje:
– Sa mirë! Na lajmëruan për bombë.
Dhe unë do të të përgjigjesha:
– Mirë që i kemi këta terroristët e çmendur!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult