Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e vazhdon punën me të njëjtin avaz për ruajtjen e monumenteve kulturore.
Tash së fundmi ka nisur punën për dy programe për kompleksin e Kullave të Isë Boletinit të Komunës së Zveçanit që po trajtohet me prioritet.
Përmes një njoftimi, MKRS-ja ka treguar në detaje se bëhet fjalë për kurimin profesional të ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimin e tij përmes meaxhimit e aktiviteteve të rregullta.
Për krejt punën në këto programe, MKRS-ja parashihet të investojë afër 185 mijë euro.
Në kuadër të programit të parë planifikohet vendosja e ekspozitës së përhershme në Kompleksin e Kullave të Isë Boletinit. Konkretisht do të bëhet realizimi i shërbimeve për zhvillimin projektit të revitalizimit dhe kurimin e ekspozitës dhe rifunksionalizimin e muzeut ekzistues.
E në programin e dytë është projekti trevjeçar të cilin e do ta implementojë organizata “Mundësia”.
Programi ka vlerë totale financiare prej 135 mijë euro, ku parashihet realizimi i aktiviteteve që do të funksionalizojnë këtë monument të trashëgimisë, si: ueb faqen e Kompleksit të Kullave, audio guidat.
Po ashtu realizimin e programeve artistike, shënimin e datave të rëndësishme me aktivitete të veçanta, promovimin e kompleksit, organizimin e konferencave shkencore dhe një varg aktivitetesh tjera, që do të realizohen në kuadër të këtij programi.
ObserverKult
Lexo edhe:
BARDHYL LONDO: DAL NGA NJË DHEMBJE, HYJ NË NJË TJETËR…
Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,
Dita mbi dritare si perde tymnxirë.
Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.
Di, vallë ti, një botë më të mirë?
Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.
Qielli në dritare kallkan i ngrirë.
Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.
Di vallë ti një botë më të mirë?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult