MKRS-ja vazhdon me restaurimin e objekteve të veçanta, radha i erdhi Xhamisë së Osman Efendisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës po punon me të madhe së fundi për mbrojtjen, ruajtjen, gjegjësisht restaurimin e objekteve të cilat janë në gjendje jo të mirë, dhe tani radha i erdhi një objekti në Novobërdë.

Bëhet fjalë për Xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë tashmë e restauruar dhe në shërbim të komunitetit.

Kështu ka bërë me dije MKRS-ja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku mund të shihet se si duket ky objekt pas restaurimit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ndërhyrjet janë kryer në kuadër të programit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS: “HARVEST” PËRPJEKJA E RADHËS E SERBISË PËR TË DEFORMUAR HISTORINË PËRMES FILMIT

Ministria e Kulturës së Kosovës ka njoftuar se në bazë të raportimeve të mediave serbe ka filluar xhirimi i një filmi të quajtur “Harvest” e që në cak ka “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë se është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq. Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit ‘Harvest’, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kjo ministri thotë se është e trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU