MKRS: Janjeva do të shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorët

Nëpërmjet projektit për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës, me intensitet të lartë është duke u zhvilluar puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale.

E pas krejt kësaj pune, Janjeva do të shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorët.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Kulturës (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Shtëpitë po restaurohen duke iu ruajtur karakteristikat e mëhershme dhe me funksionalizimin e tyre ato mund të shndërrohen në bujtina për vizitorë, punëtori artizanale, të përdoren si shtëpi banimi apo hapësira për aktivitete kulturore. Restaurimi i tyre do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe do të krijojë mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndryshe, projekti për rijetësimin e Janjevës është bashkëfinancim mes MKRS-së, European Union in Kosovo dhe partner zbatues është UNDP Kosovo.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS: JANJEVA SË SHPEJTI DESTINACION TURISTIK

Kanë filluar punimet për restaurimin e 14 shtëpive në fshatin e vjetër të Janjevës dhe po punohet po ashtu paralelisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve turistike.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve.

Ndërsa ditë më parë, është publikuar platforma Janjeva Tourism. Kjo është një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural. Ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult