MKRS: Lamtumirë Mirush Kabashi, Artist i Merituar

Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Mirush Kabashi dje iku nga kjo botë por ai do të jetojë për shumë kohë në zemrat e atyre që e deshën përmes punës, roleve, të arriturave që ka lënë pas.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve komunitetit dhe të gjithë adhuruesve që e njohën mjeshtrin e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Mirush Kabashi.

“Do ta kujtojmë si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë, për kontributin e madh në rreth 100 role në teatër dhe filma duke veçuar atë të Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit” që shënon kulmin e tij artistik, si prezantues e pedagog”, ka shkruar MKRS-ja.

E për të arriturat e tij flasin çmimet e shumta vendore e ndëkombëtare si dhe titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ndryshe, kontributi i tij jashtëzakonshëm do mbetet një pasuri e pashuar në historinë tonë të artit dhe të gjithë jemi mirënjohës për trashëgiminë kulturore që ka lënë pas në të gjitha trojet shqiptare.

ObserverKult


mihallaq qilleri

Lexo edhe:

ERICH KÄSTNER: BEFAS DASHURISË I ERDHI FUNDI

Befas dashurisë i erdhi fundi, poezi nga Erich Kästner

Ata e njihnin njëri-tjetrin prej tetë vitesh
(e njëri- tjetrin mund të thuash se e njihnin mirë),
Befas dashurisë i erdhi fundi.
ashtu si nje kapele e shtrenjtë, papritmas shitet lirë…

Ndiheshin bosh por shtireshin krejt ndryshe,
provonin puthje sikur asgjë të mos kish ngjarë
vështronin njëri-tjetrin e nuk dinin ç’të bënin,
derisa ajo plasi në të qarë.

Në sfond lundronin anijet
diku dëgjohej muzikë
Ai përmendi se ora qe katër
Fiks koha kafenë për të pirë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult