MKRS: Mbahet takimi i radhës i grupit punues për qendrën historike të Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se është mbajtur së fundmi takimi i radhës i grupit punues për qendrën historike të Prishtinës.

Në këtë takim janë prezentuar vlerat kulturore të Peizazhit Historik Urban të Prishtinës, janë analizuar dhe diskutuar rreziqet dhe mundësitë nga zhvillimet dhe projektet e planifikuara në këtë zonë.

Sipas njoftimit të MKRS-së, po ashtu është diskutuar për ndërhyrjet e lejuara në zonën qendër, rregullativat dhe udhëzuesin për zonën mbrojtëse.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinorë për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Përndryshe, MKRS ka kohë që ka nisur punët në terren për përditësimin e të dhënave për menaxhimin e ardhshëm të zonës historike të Prishtinës.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS E KOSOVËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR TEATËR- KËTA JANË FITUESIT

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult